Monday, May 6, 2024

Vllaznia-Skënderbeu, kryendeshja e javës së dytë të Superligës së Volejbollit për Femra-Të premten, ora 16:00 në Shkodër

Lexo

Kalendari i Javës së dytë së Kampionatit Kombëtar të Superligës së volejbollit për femra ka planifikuar që dueli më i rëndësishëm i kësaj jave të luhet të premten e 7 tetorit në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.

Bëhet fjalë për supersfidën, Vllaznia-Skënderbeu, e cila do të nisë në orën 16:00. Nga sa bëhet e ditur, ndeshja në fjalë ka qënë e planifikuar më herët që të luhej në orën  17:00. Por, duke qënë se pak metra larg pallatit të sportit “Qazim Dervishi”, në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 17:45 të po kësaj dite ka një një beteje tjetër shumë të rëndësishme të Superiores së futbollit shqiptar, mes Vllaznisë dhe Partizanit, ka pasur një ndryshim në orar. Me dëshirën që tifozëria t’i shijojë këto dy shfaqje sportive, në marrëveshje mes dy klubeve përkatëse si dhe FSHV-së, sfida e volejbollit të femrave, Vllaznia-Skënderbeu u vendos të luhet një orë më herët, pra në orën 16:00.

Me një Skënderbe autoritar, kampion kombëtar në fuqi, përballë Vllaznisë të përforcuar këtë sezon në të gjitha aspektet, duke nisur nga pankina me trajnerin Besnik Lisha të ardhur nga Amerika, si dhe tre volejbollistet e huaja, bjelloruse dhe ruse, spektakli është i garantuar në këtë sfidë.

Skuadra korçare vjen në këtë ballafaqim të javës së dytë pasi ka likujduar Tiranën në javën e parë me rezultatin 3-0, ndërkohë që Vllaznia e nisi kampionatin me humbje teksa u mund në javën e parë nga Partizani në transfertë me rezultatin 3-1.

Në një farë mënyrë, ballafaqimi i së premtes në “Qazim Dervishi” mund të jetë një test serioz për të dyjat skuadrat. Kryesisht për Vllazninë, nëse vertet është një skuadër pretendente për titull, siç në fakt është deklaruar përpara fillimit të kampionatit, si dhe nga ana tjetër, për të parë nëse do të jetë Skënderbeu skuadra që do të mund të mbrojë titullin kampion të fituar sezonin e kaluar, apo jo.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img