Friday, October 11, 2024

Liga e Kombeve-Ukraina, kundërshtare e kuqezinjëve, Rebrov: Shqipëria është solide

Lexo

Trajneri i përfaqësueses së Ukrainës, Serhi Rebrov komentoi rezultatet e shortit të Ligës së Kombeve

Trajneri i përfaqësueses së Ukrainës, Serhii Rebrov komentoi rezultatet e shortit të Ligës së Kombeve 2024/2025, ku skuadra e tij do garojë me Çekinë, Shqipërinë dhe Gjeorgjinë.

“Nuk prisja asgjë nga shorti i Ligës së Kombeve pasi tani jemi duke menduar për play-off-in kualifikues për Euro 2024. Pas ndeshjeve të playoff-it, ne do të mbledhim informacione për të gjitha këto ekipe. Tani, mendoj, duhet të përqendrohemi në përgatitjen për “provimet” e marsit”.

“Kam parë shumë Republikën Çeke dhe Shqipërinë, më pak Gjeorgjinë. Shqiptarët po tregojnë futboll solid, kanë fituar të drejtën për të luajtur në Euro. Jam i sigurt se do të ketë një luftë të ashpër në grupin tone”.

“Po, tani jemi të fokusuar në përgatitjen për play-off. Por unë mendoj se Liga e Kombeve është një turne i rëndësishëm. Të gjitha skuadrat kanë mundësinë të kalojnë në Euro përmes saj. Më parë janë zhvilluar takime miqësore, por tashmë secila skuadër ka ndeshje më të rëndësishme”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img