Friday, April 19, 2024

Teuta-Vllaznia, mbyllet në barazim, 1-1. Kuqeblutë zbresin në vendin e katërt të renditjes

Lexo

Teuta-Vllaznia 1-1

(Shënues: 30′ Kallaku / 13′ Mala)

E hënë, 6 mars 2023, ora 16:00, Stadiumi “Niko Dovana” i qytetit të Durrësit

Teuta: Qirko, A.Marku, Jazxhi, Kuro, Kotobelli, Beqja, Gjinollari, Karabeci, Kallaku, E.Vila, L.Vila.(Në dispozicion: Dema, Qaqi, Kurti, Daci, Çejku, Oshafi, Çyrbja, Boçi, Hoxha, Bebeziqi.)  Tranjer: Edi Martini.

Vllaznia: Zogoviç, Smajli, Gurishta, Bulatoviç, Hakaj, H.Marku, Jonuzi, Boshnjaku, Mala, Balaj, Çoba. (Në dispozicion: Qarri, Juriç, Vulaj, Latifi, Kaina, Heriç, Kruja, Hoxhaj, Shehi, Alivoda). Tranjer: Mirel Josa

Arbiter kryesor: Eldorjan Hamiti(Lezhe). Asistent 1: Denis Rexha(Tirane), Asistent 2: Ridiger Çokaj(Lezhe). Arbiter i 4: Daniel Vrapi(Tirane). Var: Olsid Ferataj(Patos), Avar: Orgest Grabova(Fier).

Teuta dhe Vllaznia e kanë mbyllur në barazim 1 me 1, ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, me gola të shënuar nga Mala për kuqeblutë në minutën e 14-të dhe Kallaku në minutën e 30-të. Një ndeshje, e cila kërkohej të fitohej nga secila skuadër dhe që në fund, duket se asnjëra skuadër nuk doli e kënaqur nga fusha e lojë.

Durrsakët e drejtuar nga trajneri Edi Martini, humbën rastin për t’u afruar në zonën europiane. Ndërkohë që humbja e dy pikëve nga ana e Vllaznisë, i zbret kuqeblutë në vendin e katërt të tabelën e klasifikimit, duke i dhënë mundësinë Egnatias që së bashku me dy skuadrat kryeqytetase, Tirana dhe Partizani të jenë në treshen kryesuese të kampionatit.

Por, përpos humbjes së dy pikëve, Vllaznia mund t’i humbiste të tre pikët, nëse nuk do të ishte në portë një portjer si Zogoviç, i cili me formën shumë të mirë sportive që prezantoe në ruajten e portës së tij, shpëtoi skuadrën e tij nga humbja e kësaj ndeshjeje.

Ndeshja

Nis me mire ndeshja per Teuten ku A. Marku leviz mire nga e djathta me pas kroson nje top brenda zones por Zogoviç devijon ne korne duke larguar rrezikun. Por pergjigja e Vllaznise eshte vrastare ku nje krosim nga e majta e sulmit shfrytezohet mjafte mire nga Mala qe gjuan pa hezituar duke shenuar golin e avantazhit per miqte nga Shkodra.

Eshte serish Teuta qe reagon menjeher, por Beqja humbet nje rast flagrant perball malazezit Zogoviç me kte te fundit qe i thot serish jo golit ne te dytin rast. Me kalimin e minutave ritmi do ngrihej dhe goli i barazimit nuk vonon krosim nga e djathta i L.Vila ne shtyllen e dyte aty ku E.Vila e servir per Kallakun i cili dhuron spektakel mes mbrojtesve duke shenuar golin e barazimit.

Pjesa e pare mbyllet me dy gola, me nje ritem te larte dhe me nje loje fantastike nga te dyja ekipet. Pjesa e dyte nis njesoj si e para ku jane shkodranet qe rrezikojne seriozisht me Jonuzin qe gjuan nga distanca por topi nuk i bindet. Me pas janevendasit qe shtyjn nga e djathta me ane te L. Vila dhe krosimi ketij te fundit nuk devijohet nga askush.

Me pas, ka nje moment te diskutueshem ku Kallaku ne dyluftim me kapitenin Gurishta me kapitenin qe shtyhet me berryl nga fantazisti por ka prekje te topit me dore nga lojtari i Vllaznise. Kryesori Hamiti akordon fillimisht penallti per Teuten, sistemi VAR kontrollon aksionin dhe therret ne detyre kryesorin lezhjan qe ndryshon mendim duke akorduar faull ndaj mbrojtesit.

Pas anolimit te vendimit per penallti, Vllaznia duket me shume zemer dhe shfaqet e rrezikshme ne zonen durrsake. Por minutat e mbetura do te sjellin dy raste te Teutes me ane te Kallakut por qe nuk ndryshon asgje me skuadrat qe ndajne nga nje pike.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img