Ballina Futboll Vllaznia U19 humb 2-0 finalen e “Super Viareggio Cup” me dy gola...

Vllaznia U19 humb 2-0 finalen e “Super Viareggio Cup” me dy gola të pësuar në secilen pjesë

Vllaznia U19, në cilësinë e ekipit kampion të Turneut “Eagle Cup Albania” të zhvilluar në Durrës është ndeshur me skuadrën italiane Genoa U19, fituese e edicionit të 75-të të turneut prestigjioz Viareggio Cup.

Dueli i vlefshëm për finalen e “Super Viareggio Cup”  u luajt pasditen e sotme në Stadiumin “Torquato Bresciani”, Viareggio dhe përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të Genoa-s.

Italianët kanë arritur të fitojnë me dy gola të shënuar nga një në secilen pjesë loje duke u bërë fitues të trofeut “Super Viareggio Cup”, një evendt ky madhor që orgganizohet tradicionalisht në Itali.

Pjesëmarrja e Vllanzisë në këtë finale të “Super Viareggio Cup”, dhe njëkohësisht edhe të Turneut “Eagle Cup Albania” zhvilluar Shqipëri, është realizuar falë përkujdesjes së shkodranes Vasenka Rangu Leka, presidente e Fondacionit “Albitsol” e cila ka bërë të mundur firmosjen e marrëveshjes me Alessandro Palagi, president i Qendrës së Futbollistëve të Rinj dhe organizator i “Viareggio Cup”.

Me Vllazninë U19-të në Itali ishte një delegacion sportiv i klubit kuqeblu nën drejtimin e presidentit Alban Xhaferi, ndaj të cilit, Bashkia e Viareggio-s organizoi paraditen e sotme një pritje e veçantë, ku u shkëmbyen titujt “Mirënjohje” dhe dhurata simbolike.

Ndeshja në fjalë dhe takimi dy palësh, ndikoi edhe për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, që do të kontretizohet me zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen.

Gaspër MARKU

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu