Ndeshjet eleminatore të grupit të 7-të të Ligës së kampionave të Europës në futboll femra që po zhvilloheën në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës nga dta 6 deri me 9 shtator përmbyllen sot me ndeshjen e finalet që do të luhet në orën 18:00.
Kampionia e Shqipërisë, Vllaznia e Shkodrës , do të ketë përballë kampionen e Islandës, Valur Rejkjavik. Dy skuadrat në fjalë vijnë në këtë finale ps fitoreve të ndeshjeve të para. Kuqeblutë mundën kampionen e Kosovës Hajvalia me rezultatin 4-2, ndërkohë që islandezet mundën kampionen e Turqisë Fomget m rezultatin 2 me 1.
Me qëllimin e mirë për t’i dhënë mundësi tifozërisë shkodrane ta ndjekë liv, falë vendimit të marrë nga KFF Vllaznia dhe Bashkia Shkodër, për sfidën Vllaznia-Valur, hyrja në stadiumin “Loro Boriçi” do të jetë falas.
Nga sa bëhet e ditur, në kampin kuqeblu ka një optimizëm të madh për ta kaluar me sukses këtë ndeshje, fitimi i së cilës e kualifikon Vllazninë në turin tjetër mes 32 skuadrave më të mira të Europës.
Madje, përpos saj, ambicjet dhe objektivat e trajnerit Haris Lika, drejtorit teknik Nikolin Leka, Presidentit Lazër Matija dhe të gjithë kampit kuqeblu, janë për të shkuar më tej, aty ku mbërritën edhe sezonin e kaluar, luajtjen në fazën e grupeve, mes 16 skuadrave më të mira të Ligës së Kampioneve të Europës duke luajtur në një grup me emra të mëdhenjë të futbollit europian dhe botëror, si Real Madrid, Chelsi i Londrës, PSG Paris.