Mikpritja që gjetën në qytetin e Shkodrës, kur kombëtarja turke luante 3 vite më parë në stadiumin “Loro Boriçi”, ndeshjen Shqipëri-Turqi, e vlefshme për fazën eliminatore të “EURO 2020”, tifozëria turke nuk e ka harruar.
Është kjo arsyeja që përfaqësues të shoqatës së tifozëve të Trabzonsport, kërkojnë t’i kthejnë respektin tifozëve shkodranë. Shkak është bërë ndeshja e fundit që skuadra e tyre ka në kampionatin turk ku edhe pritet të shpallet kampione e Turqisë pas 39 vitesh.
Lajmi në fjalë bëhet i ditur nga vetë grupimi i tifozëve “Vllaznit Ultras”, përmes një postimi në rrjetet sociale duke lënë të hapur mundësinë e një udhëtimi drejt Turqisë në respekt të kolegëve të tyre të Trabzonsporit.
“Tifozat e Trabzonsport kanë kontaktur dhe kanë ftuar Vllaznit Ultras në ndeshjen e fundit që luajnë në shtëpi dhe ku priten të shpallen kampion të Turqisë mbase 39-vitesh .Të dyja tifozëritë kanë pas mardhënie të mirë dhe erdhi dita që këto marrëdhënie të konkretizohen taman me një vizitë të sponsorizume prej tyne. Diku tek 30&40 vete.
Bordi i “Vllaznit Ultras” pritet ta shqyrtojë këtë ftese duke qënë se tashmë grupi funksionon si një zë i vetëm dhe duke falenderuar tifozërinë e Trabzonsporit dhe duke i uruar për titullin kampion do ju kthejnë një përgjigje.”, shkruhet në postimin në fjalë të shpërndarë nga Vllaznia Fan Club.