Thursday, May 30, 2024

Volej Femra-Superliga/Skënderbeu fiton edhe finalen e dytë ndaj Tiranës dhe është shumë parë fitimit të titullit kampion

Lexo

Mund me përmbysje 3-1 Tiranën në kryeqytet, takimi erdhi drejtpërdrejt në RTSH Sport

Pasi e kishte fituar në 3 sete takimin e parë në shtëpi në duelin e parë të finales së Superligës së Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, Skënderbeu ka vijuar të dëshmojë qartë synimet për trofe këtë sezon, duke e mundur Tiranën 3-1 me sete edhe në kryeqytet.

Takimi i zhvilluar të mërkurën në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit dhe që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar në kanalin RTSH Sport, ka parë skuadrën vendase, të drejtuar nga trajneri turk, Bylent Karshliollu ta fitojë bindshëm setin e parë, në 23 minuta, me shifrat 25-14.

Megjithatë, Skënderbeu do të reagojë, duke e fituar atë të dytin 25-21, në 27 minuta lojë, dhe duke vendosur kështu barazpeshën në sete. Skuadra e trajneri Orlando do të shfrytëzojë momentin e mirë, duke mbizotëruar edhe në setin e 3-të, të cilin e ka fituar me rezultatin 25-18, në 26 minutë, duke përmbysur kështu gjendjen e seteve në favor të saj.

Sikundër pritej, seti i 4-t ka qenë i luftuar, me Tiranën që përpiqet të mbetet në këtë përballje, por është Skënderue që e fiton edhe atë, 25-23, në 27 minuta, duke e marrë gjithë ndeshjen e dytë 3-1 me sete ndaj Partizanit.

Takimi i 3-të i finales për titull të rrjetës së femrave do të zhvillohet të shtunën, duke nisur nga ora 17:00, në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” të Korçës, aty ku Skënderbeu do të synojë mbylljen e çështjes së titullit “kampion” në shtëpi, ndërsa Tirana për ta mbajtur tëp hapur këtë duel final.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img