Skënderbeu-Vllaznia 3-0(25-16, 25-14, 25-14)
Dy ekipet volejbollit Vllaznia, për femra dhe meshkuj, kanë qënë mysafirë këtë të premte në qytetin e Korçës, duke u ndeshur me ekipet vendase të Skënderbeut në kuadrin e Kampionatit Kombëtar.
Ashtu si edhe në Shkodër, ekipi i femrave nën drejtimni e trajnerit, Dorjan Tafa, nuk ka mundur t’i marrë asnjë set skuadrës kampione në fuqi. Kualitetet që ka në skuadër, dhe sidomos tre volejbollistet e huaja që luajnë për Skënderbeun, kanë bërë diferencën në fushën e lojës.
3 me 0 në favor të skuadrës vendase ka përfunduar kjo ndeshje, duke pasur këtë pikeverazh: 25-16 i pari, si dhe 25-14 dy setet e tjerë. Kështu, Skëndërbeu i drejtuar nga trajneri Orlando Koja, vazhdon të mbetet skuadra pretendente për fitimin e të gjitha trofeve të vitit. Ndërkohë, Vllaznia, do të vijojë të lutojë për mbajtjen e vendit të katërt, në mënyrë që të përfshihet në fazën finale të Play-Offit.