Volejboll Femra-Java e 9-të/Vllaznia mund kryesuesen Barleti Volej dhe jep sinjale për titull

Lexo

(Video) Vllaznia, shpallet kampione në Gjimnastiken Artistike. Trajnerët Izmir Kashi dhe Shpresa Salja, përsërisin suksesin e vitit të kaluar!

Për ekipin e Vllaznisë, Gjimnastika Artistike është shndërruar në një passion dhe burim suksesesh. Për të dytin vitë me...

Longo: “Nuk kemi marrë atë që kemi merituar por ky është futbolli”

Trajneri i Flamurtarit, Diego Longo, foli pas humbjes me Korabin me rezultatin 1-2:“Kemi parë një ndeshje që luajtëm vetëm...

Kumbarçe: “Fitore e merituar, kjo fitore shkon për kapitenin. Do doja të ndesheshim me Erzenin”

Korabi arriti të kualifikohej në finalen e “play off” dhe tani do të presë se cila skuadër do të...

Vllaznia-Barleti Volej ka qenë ndeshja më e rëndësishme e javës së nëntë të Kampionatit Kombëtar të volejbollit për femra. Ndeshja e luajtur mbrëmjen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës është shoqëruar me rivalitet dhe luftë të fortë sportive.

Barleti Volej, skuadra kryesuese e tabelës së klasifikimit që drejtohet nga trajneri Artan Pogoni konsiderohej favorite përballë një Vllaznie me elementë të ri. Por, krejt ndryshe ka folur fusha e lojës kur skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajnerja Nora Deda ka shpalosur një nivel mjaft të kënaqshëm.

Pas disa barazimeve radhazi, seti i parë fitohet nga volejbollistet shkodrane me rezultatin 25 me 22. Mikeshat nga Tirana të Barleti Volej kanë këmbëngulur shumë për të marrë setin e dytë dhe për ta barazuar rezultatin, por në fund është përsëri Vllaznia që fiton edhe setin e dytë me të njëjtat shifra si ato të setit të dytë, 25-22.

2 me 0 për Vllazninë, e cila tregohet mjaft autoritare në fushën e lojës dhe plot besim për ta mbyllur me sukses këtë ndeshje. Por, duhet pritur se në lojë është edhe seti i tretë, shansi i fundit për skuadrën mike për të tentuar rihapjen e ndeshjes. Luftë e fortë sportive, emocione dhe dramacitet, sidomos në pikët e fundit të setit, aty ku do të vendosej gjithçka. Barazimi 25 me 25 është pika kulminante e këtij seti dhe e gjithë ndeshjes. Për të vendosur fituesin kërkohen pikët shtesë dhe ato i realizon Vllaznia duke e fituar setin e tretë 27 me 25 dhe të gjithë ndeshjen me sete 3 me 0.

Fitore kjo e Vllaznisë që ka brenda patjetër edhe punën pasionante dhe mjaft profesionale që po bën me skuadrën trajnerja Nora Deda. Me vajza të reja, por të talentuara, profesoresh Nora po i jep kësaj Vllaznisë petkun e pretendentes.

Fitoret e javëve të mëparshme dhe tani stopimi që i bëri Barleti Volej,  skuadrës kryesuese të tabeles së klasifikimit është një sinjal i drejtpërdrejtë për kundërshtarët duke e zbukuruar edhe më tepër luftën dhe konkurencen për fitimin e titullit kampion.

 

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -