Friday, April 26, 2024

Volejboll Femra-Shkodrania, Adma Mikopula, fiton trofeun e dytë radhazi me Skënderbeun e Korçës. Dedikimi shkon për babain e saj, ish volejbollistin Adrin Mikopula!

Lexo

Ndonëse 16 vjeçare, volejbollistja e talentuar shkodrane, Adma Mikopula është pjesë e dy sukseseve të njëpasnjëshme që Skënderbeu i Korçës, skuadra me të cilën luan këtë sezon sportiv, arrin në harkun kohor të pak ditëve.

Fillimisht, Skënderbeu fitoi Kupën Mbarëkombëtare, “Gjergj Kastrioti” duke qënë trofeu i parë që Adma fiton në një konkurim me kategorinë e të rriturave, ndërkohë, dje është bërë fitues e trofeut të dytë.

Këtë radhë, bëhet fjalë për fitimin e Kupës së Shqipërisë, trofe të cilin Skënderbeu kishte plot 45 vite pa e fituar. Skuadra korçare e drejtuar nga trajneri Orlando Koja, në përbërje të së cilës ështe edhe 16 vjeçarja shkodrane, Adma Mikopula, sfidoi në finale Partizanin duke e mundur me rezultatin 3-2.

Finalja në fjalë, u luajt në Pallatin e Sportit të Farkës, ku në përfundim të ndeshjes është organizuar ceremonia e mbylljes, duke i dorëzuar skuadrës korçare trofeun përkatës.

Për shkodranen, Adma Mikopula, e cila u lind dhe u formua si volejbolliste në ekipin e Vllaznisë, duket se zgjedhja e bërë për të kaluar këtë sezon sportiv në radhët e skuadrës kampione në fuqi, Skënderbeun e Korçës, nuk ka qënë e gabuar.

Në një prononcim të shkutër që vetë Adma dha për Veriu Sport, ajo falenderon klubin Skënderbeu për mikpritjen, skuadrën dhe trajnerin Orlando Koja, për ngrohtësinë dhe profesionalizmin që po i japin në këtë eksperiencë të bukur dhe shumë të vlefshme për karrieren e saj sportive.

Ndërkohë, Adma, shumë e emocionuar për dy trofetë e fituara, kërkon që suksesin ta ndajë me prindërit e saj, dhe në veçanti babain e saj, ish volejbollistin dhe ish trajnerin e Vllaznisë, Adrian Mikopula, për mbështetjen që i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin në ecurinë e karrieres së saj sportive.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img