Thursday, March 28, 2024

Volejboll Femra- Skënderbeu mund 3-0 Vllazninë për Ligën “Gjergj Kastrioti”

Lexo

Skënderbeu-Vllaznia 3-0

(25-14, 25-18, 25-21)

E nisur javën e kaluar, Liga “Gjergj Kastrioti”, në volejboll për femra dhe meshkuj, një bashkëpunim ky mes dy federatave të volejbollit, Shqipëri-Kosovë, luajti sot javën e dytë.

Për kategorinë e femrave, ndeshja më e rëndësishme ishte ajo që u luajt mbrëmjen e sotme në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” të qytetit të Korçës, në mes Skënderbeut vendas dhe Vllaznisë mysafire.

Skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Besnik Lisha, vinte në këtë sfidë të javës së dytë pas fitores emocionuese realizuar javën e kaluar, teksa mundi në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, ekipin kosovar Drita e Gjilanit me rezultatin 3-1.

Me të njëjtin objektiv, udhëtoi Vllaznia edhe në Korçë, për të marrë fitoren e radhës, por përballë Skënderbeut e ka pasur të vështirë. Skuadra kampione në fuqi e drejtuar nga trajneri Orlando Koja, në përbërje të së cilës është edhe 15 vjeçarja e talentuar shkodrane, Adma Mikopula, e cila këtë sezon sportiv i është bashkuar skuadrës korçare, ka fituar me rezultatin  3-1.

Referuar ecurisë së lojës, Skëndërbeu e ka dominuar takimin, sidomos në dy setet e parë, kur shifrat janë me diferencë në favor të Skënderbeut, 25-14 i pari dhe 25-18 i dyti. Ndërkohë, seti i tretë afron më shumë rivalitet, kjo edhe për meritë të Vllaznisë që bën të gjitha përpjekjet për marrë setin, me synim që të rihapë ndeshjen. Volejbollistet kuqeblu mbërrijnë deri tek pika e 21-të, por më pas janë korçaret që shënojnë katër pikë radhazi duke e mbyllur këtë set me fitore, 25-21 duke e fituar kështu të gjithë ndeshjen me rezultain 3-1.

Fitorja e dytë radhazi kjo për skuadrën korçare në Ligën “Gjergj Kastrioti”, ndërkohë që Vllaznia, në dy ndeshje ka një fitore dhe një barazim.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img