Saturday, April 27, 2024

Partizani vuan, por merr tre pikë të arta dhe kryesimin e përkohshëm të kampionatit. Mund Kukësin 2-1, supergol i Bitrit

Lexo

Partizani-Kukësi 2-1(Shënues: Bitri 25’, Skuka 30’/Basha(p) 69’)

Stadiumi i ri i KF Partizani pritet t’i sjellë fatin e duhur të kuqve. Kjo mund të thuhet edhe për ndeshjen e sotme kur Partizani priti në shtëpinë e re Kukësin, sfidë kjo për llogari të javës së 14-të të kategorisë Superiore. Një supergol i kapitenit Bitri dhe një tjetër i Skukës që mbyllën pjesën e parë me rezultatin 2 me 0 në favor të vendasve, u duk se pjesa e dytë do të ishte një formalitet për fitoren e Partizanit, madje duke paragjykuar se mund të ishte edhe e thellë në shifra.

Por, krejt ndryshe u paraqit pjesa e dytë, kur në fushën e lojës shikohet një Kukës i tjetërsuar. Dhe, merita, pa as më të voglin dyshim i takon trajnerit kuksian Rrahman Hallaçi, i cili me lëvizjet e tij në formacion dhe në skema futi në lojë skuadrën e tij.

Si rezultat i një loje të pëlqyeshme, vjen edhe goli i parë për Kukësin shënuar me penallti nga Basha në minutën e 69-të. Ndërkohë, që edhe minutat e tjera në vazhdim janë të tërat për verilindorët që kërkojnë me insistim golni e barazimit.

Gjithësesi, edhe pse me sforco, duke u mbrotjur me forca të shumta, Partizani arrin ta mbrojë avantazhin e arritur në pjesën e parë duke arritur të marrë një fitore me shumë vlerë, e cila e mban përkohësisht në krye të tabelës së klasifikimit, derisa të mësohet rezultati i sfidës së nesërme, Teuta-Tirana.

Por, më së shumti, fitorja e Partizanit vlen edhe për rritjen e moralit të skuadrës në prag të derbit të javës së ardhshme me Tiranën.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img