Monday, December 23, 2024

Volejboll Femra-Vllaznia spikat në Festivalin e Volejbollit të moshave

Lexo

Federata Shqiptare e Volejbollit organizoj sot festivalin për fëmijë të moshave U8, U10, U12, U14 ku mbi 260 vajza e djem mbushën sallën e Palestrës së Lojrave “Farkë”. Organizimi i këtyre aktiviteteve nga FSHV ka për qëllim krijimin e urave lidhëse midis shoqatave të saj me ekipet sportive në shkolla.

Pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe ekipet e moshave të Vllaznisë në volejboll për femra, përkatësisht me kategorinë e moshave U12 dhe U14, të cilët të drejtuar nga trajnerët Dorjan Tafa dhe Fatjet Axhagiq bënë një figurë shumë të mirë sportive.

Sipas organizatorëve, ky aktivitet që përfshin të gjitha grupmoshat, ka për qëllim kryesor masivizimin e sportit, edukimin përmes tij dhe rritjen e fëmijëve sa më të shëndetshëm.

Realisht, Shoqata Volejbollit Shkodra për femra që drejtohet nga presidenti Florian Zekja, gjatë dy viteve të fundit i ka kushtuar një rëndësi shumë të madhe punës me moshat. Pasi ka organizuar minikampionate mes shkollave të Shkodrës, stafi teknik ka formuar ekipet zyrtare të moshave, të cilat duket se po japin rezultatet e duhura në përgatitjen e elementit cilësor me qëllim furnizimin e ekipit të të rejave si dhe të ekipit të parë të të rriturave.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img