Saturday, May 18, 2024

Volejboll Meshkuj-Partizani me strategun Ylli Tomorri, shpallet kampion për herë të 16-të

Lexo

Partizani është kampion i Shqipërisë në volejboll për meshkuj për sezonin 2023-2024, kjo për herë të gjashtëmbëdhjetë, ndërsa rikthehet tek ky trofe pas tre sezonesh. Me rezultatin e përgjithshëm 3-2, Partizani ka mundur në finale Tiranën duke shkurorëzuar skuadrën e Arben Sakos, që ishte kampione në fuqi.

Në finalen e fundit të kuqtë e strategut Ylli Tomorri kanë fituar 3-1. 25-16 seti i parë për Partizanin. 25-20 i dytë për të kuqtë. Kundërpërgjigjet Tirana në të tretin 15-25. Por më pas nuk ka histori.

Partizani fiton 25-21 dhe 3-1. Kupën kapitenit të Partizanit, Klodian Kasa, ia ka dorëzuar zëvendëspresidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Dashamir Brari.

Me kupën e kampionit të meshkujve ulet dhe sipari i sezonit 2023-2024 për të rritur e të rritura nën siglën e Skënderbeut dhe të Partizanit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img