Ka fituar tre të parat, është mundur në finalen e tretë, ndërkohë që mbrëmjen e së shtunës fitoi finalen e katërt duke u shpallur kampion. Bëhet fjalë për ekipin e Tiranës në volejboll për meshkuj që drejtohet nga trajneri, Arben Sako.
Finalja e katërt, Erzeni-Tirana u luajt në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga” të Fllakës, në një maratonë loje prej gati dy orësh, ku bardheblutë kanë dalë fitues 3-2 në ndeshjen e katërt, që është luajtur . Ndoshta fitorja për bardheblutë mund të ishte më e lehtë, sepse kanë fituar dy sete njëherazi me të njëjtin rezultat, 25-23.
Erzeni reagon dhe fiton setin e tretë 25-21. E më pas i katërti është më i lehtë për shijakasit, të cilët triumfojnë 25-15. Në finale, Tirana më e freskët, që fiton 15-13 dhe krejt 3-2. Për Tiranën ky ishte trofeu i katërt i sezonit, si dhe 28 vjet pritje, ndërsa Tirana për herë të dhjetë është kampione e Shqipërisë në volejboll për meshkuj.
Zëvendëspresidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Dashamir Brari, dhe sekretari i përgjithshëm, Albens Vokopola, kanë dorëzuar medaljet dhe kupën për Tiranën kampione për sezonin 2021-2022, si dhe për Erzenin si nënkampione e Shqipërisë. E më pas festa e gjitha për bardheblutë e Arben Sakos.