Thursday, May 2, 2024

Real Madrid siguron titullin, 4 javë përpara mbylljes së kampionatit spanjoll

Lexo

Real Madrid është kampionia e Spanjës për sezonin 2021-2022. Për ta sigurar këtë titull, Realit i mjaftonte edhe një pikë në sfidën e së shtuëns përballë Espanyol, por madrilenët i morën që të tria duke fituar 4-0 me Espanyol. Titull që vlen për Ligën e 35-të në historinë e lavdishme të Blancos. Një kampionat i dominuar dhe i parakaluar ndaj kushërinjve të Atleticos, një titull me një shije të veçantë edhe për Carlo Ancelottin që bën histori: në fakt është trajneri i parë që fiton në secilën prej 5 ligave më të mira evropiane.

Dhe tani e gjithë vëmendja zhvendoset në mbrëmjen e së mërkurës kur Reali do të garojë kundër formacionit të Guardiolës për hapin e fundit për finalen e Champions League, për ta bërë këtë sezon edhe më të paharrueshëm. Të gjithë janë aty në Bernabeu, duke përfshirë edhe Rafa Nadal.

Ancelotti hodhi në fushë vetëm 3 titullarë, ndërsa katalanasit, të qetë, por jo të sigurt ende, e nisën mirë, por me kalimin e minutave dorëzohen. Në 12′ emocioni i parë: shtylla e Mariano Diaz në spondin e Casemiro. Në të 33′ goli që ndan ndeshjen. Për të nisur festën mendojnë brazilianët: pas një trekëndëshi të mrekullueshëm mes Marcelo dhe Rodrygo, është ky i fundit që mund Diego Lopez me një diagonale të saktë. Reali dyfishon dhjetë minuta më vonë: është përsëri Rodrygo që përshëndet rrjetën.

Pjesa e dytë është akademi e pastër: Reali argëtohet, shënon golin e tretë falë një veprimi nga Camavinga dhe një prekjeje të ëmbël nën drejtimin e Asensio. Në fund goli i katërt me firmën e Benzema, i sapoaktivizuar. Në bilbilin e fundit festa fillon, Manchester City paralajmërohet.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img