Monday, November 25, 2024

Volejboll Meshkuj(Play Off)-Vllaznia humb gjysëmfinalen e parë, e mund Tirana 3-0

Lexo

Tirana-Vllaznia 3-0

(25-17, 25-22, 25-20)

Tirana: Klaudio Qerraxhija, Hendi Kono, Julian Talaj, Gesti Kapidani, Ervin Çali, Martiro Krist, Ameur Brahimi, Aldo Kupi, Nahuel Lapera, Klodian Ferhati, Norgen Baruti, Xhulian Lumani, Armando Gaxiri. Trajner: Arben Sako

Vllaznia: Aron Dibra, Enid Daniku, Esmirald Peraj, Sidorel Pepaj, Endri Jukni, Visar Lleshi, Gentjan Curraj, Ardit Taflaj, Fatjon Çekini, Gilman Talani, Nikolin Qafarena, Klaudio Toma, Gersi Jula. Trajner: Artan Kalaja

Gjyqtarë: A. Dusha, A. Nurja

Vllaznia në volejboll për meshkuj nuk ia ka dalë në sfidën e parë gjysëmfinale të fazës finale Play Off. Djemtë e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja dhe kolegu i tij, Ermal Kraja, janë mundur nga Tirana me rezultatin e pastër 3 me 0.

Ndeshja e luajtur mbrëmjen e së martës në Parkun Olimpik, “Feti Borova” të Tiranës, është dominuar plotësisht nga kryeqytetasit, të cilët gjatë të tre seteve kanë udhëhequr në rezultat.

Një fillim aspak i mirë i skuadrës kuqeblu në setin e parë, plogështinë e së cilës e shfrytëzon Tirana duke dalë fituese me shifrat 25-17.

Më pas, në të dytin, i cili është cilësuar edhe seti më i bukur i ndeshjes, lufta sportive ka qënë shumë më e fortë. Dhe, për këtë meritë ka Vllaznia, e cila duke u futur në lojën e saj, arrin të rivalizojë pikë pas pike.

Rivalitet ky që zgjat deri tek pikët e fundit, aty ku volejbollistët tiranas të drejtuar nga trajneri Sako janë treguar më të kujdesshëm duke e fituar këtë set me shifrat 25 me 22.

Edhe seti i tretë, ka në një farë mënyrë, pamjen e të dytit. Madje, ka momente që Vllaznia arrin të kryesojë në rezultat. Por, kjo zgjat deri në pikën e 20-të, ku më pas Tirana nuk ndalet duke shënuar edhe pesë pikët e tjera që i japin fitoren e këtij seti 25-20, si dhe të gjithë ndeshjes me rezultatin e përgjithshëm me sete, 3-0.

Ndeshja e dytë gjysëmfinale e çiftit, Vllaznia-Tirana, do të luhet pasditen e së premtes në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Një duel, ku Vllaznia do të kërkojë fitoren për ta çuar kualifikimin me ndeshje të tretë. Ndërkohë, për bardheblutë e Tiranës, në rast fitoreje në këtë ndeshje, kualifikimi mbyllet në Shkodër, pasi rregullorja e FSHV-së përcakton që ajo skuadër që fiton dy ndeshje kalon turin.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img