Thursday, April 25, 2024

Superliga U21-Vllaznia mund Laçin në transfertë 0-1, shënon Gledian Pusi, i gjashti gol individual i tij këtë sezon

Lexo

Vllaznia U-21 ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme teksa ka mundur sot në transfertë Laçin me rezultatin 0-1. Fitorja e katërt radhazi, kjo për skuadrën kuqeblu të drejtuar nga anglezi Sibson dhe kolegu i tij Ergi Borshi, që vjen pas atyre të mëparshme që realizoi ndaj Teutës, Turbinës dhe Apolonisë.

Luhatjet e gjashtë javëve të mëparshme pa fitore, kanë bërë që kuqeblutë të jenë sot në vendin e katërt me 42 pikë, pas Bylisit me 48 pikë, si dhe Dinamos dhe Tiranës me nga 44 dhe 43 pikë.(Bylis dhe Dinamo, kanë një ndeshje më pak, të cilën do ta zhvillojnë mes tyre të mërkurëm).

Tre pikëshi i sotëm ka për protagonist Gledian Pusin, i cili në minutën e 77-të shënoi golin e fitores për skuadrën e tij. Gol ky, që për nga radha është i gjashti për Pusin që konfirmon formën mjaft të mirë që po kalon ky futbollist gjatë këtij sezoni futbollistik.

Dhe, kur flasim për Pusin, nuk e kemi fjalën për Belajdi Pusin, pasi ai luan për ngjyrat e skuadrës korçare, Skënderbu, por për djalin e xhaxhait të tij, Gledian Pusin, i cili edhe pse futbollist që i përket prapavijës, vazhdon të shfaqet si golashënues i aftë.

Autori i golit të fitores së sotme për Vllazninë U-21, Gledian Pusi, ashtu si edhe djali i xhaxhait të tij, Belajdi Pusi, vijnë nga zona e Oblikës, aty ku deri në moshën 17-të vjeçare, si njëri dhe tjetri, kanë qënë pjesë e skuadrës, “The Door Oblika”, të stërvitur nga trajneri pasionant Ferit Pusi. Një trajner ky mjaft punëtor dhe i përkushtuar në futbollin e moshave, duke vijuar të trajnojë për vite me radhë djemt e talentuar të zonës së Anës së Malit.

Më pas, si Glediani, por edhe Belajdi, djali i trajnerit Ferit Pusi, kaluan tek Akademia e Futbollit Vllaznia, ku u formuan edhe më tepër nga ana profesionale duke u rritur jo pak në aspektin cilësor.

Sa i përket Gledianit, specialistët e futbollit shkodran, flasim me shumë konsiderata për këtë futbollist, parametrat e të cilit kanë tërhequr interesin edhe të menaxherëve të futbollit. Madje, këtu mund të themi se në adresë të tij aktualisht ka oferta për të luajtur nga skuadra të kampionatit shqiptar, si dhe në atë kosovar. Megjithatë, për Gledianin, synimet dhe objektivat e tij janë për të bindur drejtuesit e ekipit të parë, për t’u bërë pjesë e Vllaznisë së madhe, ashtu siç realisht janë edhe për Pusin tjetër, Belajdin që luan në Korçë prej tre sezonesh, ku pas përfundimit të kontratës në fund të majit, parapëlqen një rikthim në shtëpi për t’iu ribashkuar kuqebluve.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img