Friday, May 17, 2024

Zhgënjen Bajerni, Villareal e eleminon dhe shkon në gjysëmfinalen e Ligës së Kampioneve

Lexo

Villarreal është surpriza e fazës çerekfinale të Champions League.  “Nëndetësja e Verdhë”, e drejtuar nga një trajner ekspert si Unai Emery eliminuan në mënyrë të papritur Bayernin e Mynihut, që nuk ia doli të përmbyste humbjen 1-0 të ndeshje së parë. Sfida e kthimit në “Allianz Arena” u mbyll barazim 1-1, rezultat që i nxjerr jashtë kompeticionit kampionët e Gjermanisë.

Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe pa shumë raste për shënim, edhe pse bavarezët patën dominim territorial. Rezultati u zhbllokua në minutën e 52-të nga i zakonshmi Robert Leëandoëski, që shfrytëzoi në maksimum pasimin e Muller. Vendësit kërkuan me ngulm golin e dytë, që do t’u jepte kualifikimin, por tri minuta para përfundimit të kohës së rregullt futbollistët e Villarrealit ndëshkuan Bayernin me një kundërsulm vrastar, i përmbyllur me golin e Chukëuezes. Në minutat e mbetura dhe në shtesë miqtë e ruajtën portën të paprekur, duke marrë një kualifikim historik në gjysmëfinale të Championsit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img