Tuesday, November 26, 2024

Volejboll-Rikthehet Liga “Gjergj Kastrioti”, Shqipëri-Kosovë. Të shtunën, Vllaznia-Drita, për femra në “Qazim Dervishi

Lexo

E filluar vitin e kaluar me iniciativë të dy Federatave të Volejbollit, Shqipëri-Kosovë, ku edhe mori vlerësimet pozitive, Liga “Gjergj Kastrioti” është e pranishme edhe këtë fundviti. Burimet zyrtare pranë dy federatave përkatëse bëjnë të ditur se ndeshjet e kësaj lige do të fillojnë që këtë fundjavë dhe pjesë e kësaj Lige, janë edhe dy ekipet e Vllaznisë, pëer femra dhe meshkuj. Ndryshimi në krahasim me edicionin e vitit të kaluar është se pjesëmarrja e ekipeve konkuruese, nga dy ekipe që ishte më herët, këtë sezon do të marrin pjesë nga katër ekipe prej secilës konkurrencë nga të dy vendet. Në total janë të përfshira 16 ekipe – nga katër prej të dy vendeve në konkurrencën e meshkujve dhe nga katër në konkurrencën e femrave.

Formula e përcaktimit të ekipeve pjesëmarrës është me ato ekipe që pas përfundimit të xhiros së fundit të sezonin vjeshtor  janë renditur në katër ekipet e para në të dy kampionatet, femra dhe meshkuj.

Ndeshjet do të zhvillohen në sistemin vajtje-ardhje, me ekipet që janë të ndara në dy grupe dhe dy ekipet e para do të luajnë në gjysëmfinale. Për kategorinë e femrave, Vllaznia luan në grupin B së bashku me Skënderbeun e kampionatit shqiptar, si dhe dy ekipet kosovar, Drita dhe Fer Volley. Ndërkohë, në grupin A po për femra konkurojnë ekipet e Partizanit dhe Tiranës në kampionatin shqiptar dhe Skënderaj dhe M Techonologie të kampionatit kosovar.

Takimet e para do të zhvillohen më 10/11 dhjetor 2022, ndërkohë që përballjet e kthimit janë programuar të luhen në muajin janar.

Bazuar në kalendarin e miratuar, për ekipet e Vllaznisë, Liga “Gjergj Kastrioti”, nis të shtunën, kur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës, Vllaznia e volejbollit të femrave e drejtuar nga trajneri Besnik Lisha, pret ekipin Drita të Kosovës, në një ndeshje e cila fillon në orën 17:00.

Ndërkohë, Vllaznia e meshkujve e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja, takimin e parë do ta luajë ditën e diele në transfertë me ekipin kosovar, Luboteni. Kuqeblutë e meshkujve, bëjnë pjesë në grupin B së bashku edhe me Partizanin e kampionatit shqiptar dhe Ferizajn e Kosovës. Ndërkohë, në grupin A konkurojnë ekipet: Tirana, Skënderbeu dhe Erzeni të kampionatit shqiptar, si dhe ai kosovar Peja.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img