Monday, August 18, 2025

Volejboll-Superliga . Dy ekipet e Vllaznisë, femra dhe meshkuj e nisin të shtunën në transfertë me Skënderbeun

Lexo

Superliga e femrave dhe meshkujve luan të premten dhe të shtunën javën e parë

Kampionati Kombëtar i Volejbollit për Femra dhe Meshkuj nis në fundjavë sezonin e ri të nivelit më të lartë të tij, Superligës, teksa ndeshjet luhen të premten dhe të shtunën. Kështu, tek femrat, kampionia në fuqi, Partizani, e nis të premten pasdite mbrojtjen e titullit në Durrës, aty ku në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”, do të përballet me Teutën, duke nisur nga ora 16:00. Po në të njëjtën orë, Lushnja përballet me Barleti Volejin në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë të Farkës.

Dy takimet e tjera të javës së parë luhen të shtunën dhe, duke nisur nga ora 13:00, Pogradeci pret në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” të Korçës Tiranën, ndërsa në të njëjtën sallë, 4 orë më pas Vllaznia përballet me Skënderbeun vendas.

Ndërkaq, tek meshkujt, gjithçka nis të premten, në ora 17:00, aty ku Elbasani vendas do të presë në Pallatin e Sportit “Tomor Sinani” Studentin, ndërsa një orë më pas, në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, zbresin në parket Teuta vendase dhe Partizani.

Dy takimet e tjera të javës së parë luhen të shtunën dhe duke nisur nga ora 15:00, në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” të Korçës, Skënderbeu pret Vllazninë, ndërsa në ora 19:00, luhet në Arenën Sportive “Dhimitraq Goga” në Shijak përballja midis rivaleve të viteve të fundit, Erzenit dhe Tiranës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Lushnja bindëse në miqësore, mposht 4-1 Bylisin

Lushnja-Bylis 4-1 Golat:Ribaudo 28,Kaçanolli 45,Olola 83,Arapi 90/Mustafa 16 Lushnja:Haremi,Magani,Korreshi,Goxhaj,Allmuça,Uesli,Deliaj,Meta,Zaganjori, Ribaudo,Kaçanolli (U aktivizuan:Hoxha,Lamçe,Arapi,Basha,Fejzo,Bali,Olola). Trajner:Erion Xhafa Bylis:Beqaj,Skënderaj,Ofori, Kane,Hodo,Gjuzi,Akibu,Kita,Buraneli,Mustafa,Mamadu. (U aktivizuan:Hebeja,Jahaj). Trajner:Arben Ahmetaj Gjyqtarë: Olti Çela,...
- Advertisement -spot_img