Saturday, May 18, 2024

Martin DEDAJ* BARAZIM QË TEK VLLAZNIA KËRKON REFLEKTIM

Lexo

-Koment-

Në pjesën e parë pamë një Vllazni të lodhur dhe krejt apatike, që nuk mundi të shfrytëzoi epërsinë numerike, të krijuar që prej ’14 dhe pa filozofi loje ku lojtarët lëvizin pa e ditur se pse po e bëjnë një gjë të tillë, si dhe e godisnin topin vetëm sa për ta goditur, apo thënë ndryshe bjeri ti bjemë. Me një mbrojtje të friksuar, mesfushë që pothuajse nuk ishte fare në lojë dhe sulm hija e vetëvetes. Kjo nuk është Vllaznia që duam apo ajo që presim të jetë…

Nga ana tjetër një Partizan, që bëri gjithçka mirë dhe nuk e ndjeu mungesën e  lojtarit të larguar. Luajti një lojë harmonike ndërmjet reparteve dhe me një ritëm të lartë, si dhe arriti të neutralizojë, që në mesfushë ekipin vendas, dhe sulmoi rrezikshëm, nga krahët dhe në qendër. Tronditi portën me një traversë dhe pati disa raste të favorshme por pa arritur të finalizojë. Thënë ndryshe Partizani ishte dominant në të gjitha drejtimet në këtë pjesë.

Pjesa e dytë filloi me një “shpërthim” të përkohshëm 4-5′, për Vllazninë, si puna e gështenjës në prush dhe asgjë më shumë, pasi loja e saj ndonëse paksa më e mirë se në pjesën e parë, nuk u ngjit as në nivelin mesatar.

Zëvëndësimet e kryera, nuk prodhuan gjë dhe ashtu siç u luajt duhet thënë shyqyr që e mori këtë pikë, natyrisht jo për meritë të saj, por të ritmit të lojës jo të asaj të pjesës së parë që zhvilloi Partizani në këtë pjesë, lojë e cila nuk e pati ritmin e pjesës së parë, pasi u ndie mungesa e lojtarit të ndëshkuar me të kuq, që në fillimt të pjesës së parë (’14).

Partizani e meritoi plotësisht këtë pikë, por edhe mund ta fitonte këtë ndeshje, ndërsa Vllaznia la dy pikë të vlefshme në Shkodër, por ajo që shqetëson më shumë është paraqitja jo e mirë e saj, gjë e cila sa nuk është vonë, kërkon reflektim të menjëhershën, për ta përmirësuar gjendjen përndryshe, jo vetëm që nuk arrin dot pjesëmarrjen në Evropë, por mund të ndodhë edhe më keq, gjë të cilën nuk e urojmë. Por kështu Vllaznia nuk është hiq mirë! Dhe sa nuk është vonë duhet reagim.

Nga ana tjetër Partizani meriton të komplimentohet, që e dominoi lojën pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë ndonëse ritmi i lojës ra, ajo shkoi në hullinë e tyre.

Martin DEDAJ-Gazetar dhe komentator sportiv

Post ndeshje më, 14.09.23

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img