Saturday, July 27, 2024

Volejboll-Vllaznia e meshkujve pjesëmarrëse në Ligen “Gjergj Kastrioti”, në një grup me Partizanin, Skënderbeun dhe Ferizajn. Ndeshjet zhvillohen me sistem grumbullimi në Ferizaj

Lexo

Ashtu si në çdo fundviti, Shqipëria dhe Kosova janë të angazhuar në aktivitetin e përbashkët të sportit të volejbolliti, i quajtur ndryshe Liga “Gjergj Kastrioti”, që tashmë ka mbërritur në edicionin e tij të tretë.

Ndryshe nga dy sezone më parë, kur ndeshjet janë zhvilluar me sistem grumbulli, për të këtë edicion organizatorët kanë menduar që ndeshjet të zhvillohen me sistem grumbullimi.

Në garë, për Ligën “Gjergj Kastrioti” do të jenë në konkurim katër ekipet më të mira të Shqipërisë dhe Kosovës, femra dhe meshkuj, të cilët janë ndarë në dy grupe. Në garën e meshkujve, në grupin A janë Partizani, Skënderbeu, Ferizaj e Vllaznia. Kurse në grupin B, Peja, Tirana, Erzeni e Drita.

Në konkurimin e femrave, Vllaznia nuk do të jetë pjesë e këtij aktiviteti, për vetë renditjen që skuadra ka pasur sezonin e kaluar. Ndërkohë, në këtë kategori, për grupin A janë Skënderbeu, Skënderaj, Prishtina 75 dhe Tirana.

Në grupin B Partizani, Fushë-Kosova, Drita dhe Pogradeci. Sa i përket ekipit të Vllaznisë për meshkuj që drejtohet nga trajneri Artan Kalaja dhe kolegu i tij, Ermal Kraja, janë të karikuar për të bërë më të mirën në këtë kompeticion.

Nga sa mësohet, grupi A javën e parë do ta luajë në Ferizaj. Konkretisht, shorti ka përcaktuar që dita e parë, e datës 9 dhjetor, do të përballë Partizanin dhe Skënderbeun, si dhe Ferizajn dhe Vllazninë.

Që dy ndeshjet do të luajnë në pallatin e sportit “Bill Klinton” të Ferizajt, sfida e parë në oran 17:00, ndërkohë që ndeshja e Vllaznisë në oran 19:00. Ndeshjet e dyta të këtij grupi do të luhen një ditë më pas, me datë 10 dhjetor, me këtë kalendar: Skënderbeu-Vllaznia dhe Partizani-Ferizaj.

Ndërkohë, dita e tretë, e cila do të përcaktojë edhe skuadrat që kualifikohen në finale, ka në program vetëm një ndeshje, atë Ferizaj-Skënderbeu e planifikuar që të luhet me datë 14 dhjetor.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img