Wednesday, December 11, 2024

Rikuperohet Esat Mala, gati për Dinamon. Vllaznia-Dinamo, të dielën, ora 17:00, në “Loro Boriçi”

Lexo

Java e 16-të e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë “Abissnet Superiore”, pritet ta gjejë Vllazninë më të plotë. Bëhet fjale për Esat Malën, njërin prej futbollistëve më të spikatur të skuadrës kuqeblu, i cili ka lënë pas dëmtimin, që e detyroi të ishte larg skuadrës për disa javësh, mungesa e të cilit ndikoi jo pak në rëzultatet e dobëta të Vllaznisë.

Në fakt, Mala i është bashkuar skuadrës në stërvitje që javën e kaluar, por stafi teknik, në bashkëpunim edhe me stafin mjekësor nuk kanë dashur të rrezikojë duke i dhënë mundësinë që të vijë në 100 përqindëshin e rikuperimit.

Kështu, duke pasur parasysh edhe ngarkesat e  marra në raport  të plotë me të gjithë skuadrën, stafi mjekësor ka dhënë OK që Mala është gati për fushën e lojës. Nga sa mësohet, një gjë të tillë e ka mirëpritur  edhe tekniku Qatip Osmani duke e planifikuar Malën në fushë që nga minuta e parë ndaj Dinamos, takim ky sipas programimit të FSHF-së do të luhet pasditen e së dielës në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 17:00.

Nisur nga pozicioni në tabelën e klasifikimit, e gjashta në renditje me 17 pikë, vetëm një pikë më shumë sesa vendi i parafundit që mbahet me pikë të barabarta, respektivisht nga Laçi, Erzeni dhe Kukësi, për kuqeblutë, fitorja ndaj Dinamos është detyrim.

Çifti, Vllaznia-Dinamo është pjesë e tre ndeshjeve të ditës së dielë, të cilat nisin me duelet, Laçi-Tirana dhe Erzeni-Kukësi, ndeshje të cilat luhen që të dyja në orën 13:30. Ndërsa, dy ndeshjet e tjera të javës së 16-të të Superiores, janë Teuta Egnatia dhe Partizani-Skënderbeu, të cilat nisin në orën 17:00.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img