Plazhi i Velipojës mirëpriti për 3 ditë me radhë turneun amator të volejbollit, “Volejpoja beach trophy 2022”. Një organizim i bashkisë Shkoder dhe federatës shqiptare të volejbollit që e ktheu plazhin më të madh të brigjeve të Adriatikut, në qender të vemendjes së garave sportive në rërë dhe promovimit të vlerave turistike.
25 ndeshje u zhvilluan përgjatë tre ditëve të aktivitetit mes meshkujve dhe femrave që u bënë pjesë e garës, të ndarë respektivisht sipas kategorive përkatëse.
Finalja e zhvilluar të dielen u shënua me rivalitet të fortë, ku në përfundim të përballjeve, fitues të vendit të parë dolën në kategorinë e meshkujve Nikolin Qafarena & Fatjon Çekini, ndërsa tek femrat Edna Erkoçi & Laura Ballçiti.
Vendi i dytë shkoi për: meshkuj: Elidon Marku & Zamir Vjerdha; femra: Izabela Dodani & Xhesika Kaçi.
Ndërkohë vendi i tretë: meshkuj: Dorjan Tafa & Fatjet Haxhagiqi dhe femra: Klodeta Zhivani & Stela Kiri.
Ishte nënkryetari i bashkisë Shkoder Ardit Qylybyli i cili ndau çertifikatat dhe medaljet për fituesit dhe premtoi vazhdimësi të aktiviteteve sportive e kulturore në plazhin e Velipojës përgjatë të gjithë sezonit turistik.
Bashkia Shkoder mbetet e angazhuar për të promovuar vlerat turistike, si dhe ato sportive e kulturore që i bëjnë prezantimin e denjë qytetit dhe kthehen në atraksion për turistët që zgjedhin të vizitojnë territorin tonë.