Fitoi “Topin e Artë”, sulmuesi anglez Harry Kane ia dediton bashkëshortes: Ky çmim është edhe për ty, ia dolëm!

Sulmuesi anglez, Harry Kane, fitoi “Topin e Artë” 2026. Lojtari i Bayern-it la pas spanjollin Lamine Yamal dhe francezin Kylian Mbappé. Ai ka thyer rekorde në Gjermani dhe u shpall kampion me bavarezët. Ishte po ashtu protagonist në Botëror, ku Anglia zuri vendin e tretë.

“Shpresoj të jem shembull pë rata që ëndërrojnë të jenë më të mirët, siç jam unë sot. Dua të falënderoj të gjithë trajnerët që kanë punuar me mua”, – tha Kane pas marrjes së çmimit prestigjioz.

Ishte shenjtërimi i një sezoni të jashtëzakonshëm për futbollistin anglez, ku shënoi 75 gola në 65 ndeshje, duke udhëhequr Bayern-in drejt fitimit të trofeve kombëtarë.

Në fjalën e Kane nuk mungoi dedikimi emocional për bashkështorten: “Ky çmim është edhe për ty. E ke dashur më shumë se unë. Po, ia dolëm” – iu drejtua sulmuesi bashkëshortes së pranishme në sallë. Me të ka ndarë momentet më të bukura të karrierës, por edhe ato më pak të këndshme.

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe