Friday, December 27, 2024

Vrasja e dy tifozëve suedez, kombëtarja e Suedisë nuk paraqitet në pjesën e dytë. Ndërpritet, Belgjikë-Suedi, lotë dhe frikë në shkallët e stadiumit

Lexo

Belgjikë-Suedi, një ndeshje e vlefshme për Grupin B të kualifikueseve të Euro 2024, u pezullua për arsye sigurie pas një sulmi terrorist në qendër të Brukselit, ku një burrë i armatosur me kallashnikov vrau dy shtetas suedezë dhe plagosi një tjerë. Të shtënat kanë ndodhur në Bulevardin d’Ypres pak para bilbilit të fillimit të ndeshjes. Viktimat kishin veshur fanellat e kombëtares së futbollit të vendit të tyre. Pezullimi i ndeshjes iu kërkua UEFA-s gjatë pushimit mes dy pjesëve nga lojtarët suedezë.

Ndërkohë, në shënimin e UEFA-s thuhej: “Pas një sulmi të dyshuar terrorist në Bruksel mbrëmjen e sotme, pas konsultimit me dy skuadrat dhe autoritetet lokale të policisë është vendosur që të anulohet ndeshja kualifikuese e UEFA EURO 2024 mes Belgjikës dhe Suedisë

Dy tifozë suedezë, që kishin udhëtuar për të ndjekur kombëtaren e tyre kundër Belgjikës, mbetën viktima e të shtënave të ndodhura në Bruksel. Një burrë ka hapur zjarr në qendër. Ka pasur edhe disa të plagosur. Në pamjet e marra nga një banor i zonës, shihet një burrë me xhaketë portokalli fluoreshente dhe helmetë të bardhë, me kallashnikov në dorë, duke hipur në një skuter dhe duke ikur me sa duket pasi ka qëlluar në një sallë dhe ka goditur dy persona në një taksi.

Viktimat ishin të veshura me fanellat të Suedisë dhe me siguri ishin nisur për në stadiumin Heysel, rreth 5 kilometra larg. Me ta ishte dhe një bashkatdhetar i tyre, i cili mbeti i plagosur. Zëdhënësja e policies, Ilse Vande Keere tha se oficerët mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe rrethuan lagjen. Të shtënat vijnë në një kohë tensioni të madh për luftën e vazhdueshme midis Izraelit dhe Hamasit.

Pasi mësuan lajmin tragjik, lojtarët suedezë kërkuan të mos dilnin në fushë për pjesën e dytë dhe pas një dialogu të gjatë me përfaqësuesit e UEFA-s, federatat përkatëse të futbollit dhe autoritetet lokale, ndeshja u pezullua me rezultatin 1-1. Me marrjen e vendimit, publikut iu kërkua që të qëndronte brenda stadiumit, për të mos rënduar një situatë tashmë delikate përsa i përket rendit publik.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img