Pas kualifikimit të Vllaznisë drejt gjysmëfinaleve pas sukesit 3-1 në ndeshjen e parë ,për Oversport foli presidenti i Vllaznise, Alban Xhaferri:
“Partizani do t’i luante të gjitha por ne menaxhuam lojën edhe pse gabuam në pjesën e parë. Më pas u bë lojë e hapur dhe të dy ekipet patën raste. Kualifikimi na vë përballë me ekipin tjetër në rrugën për objektivat e Vllaznisë. Ndeshjet i marrim një nga një, kemi gabuar rrugës shumë me kundërshtarë që nuk janë si Partizani e Tirana, kjo është sfida jonë më e madhe.
Si Kupa dhe kampionati janë të rëndësishme për të arrit në kupat e Europës. Vlerësoj Tiranën e Partizanin por edhe Egnatia ka treguar shumë, një kampionat shumë i bukur dhe i fortë. Kupa ka vetëm një objektiv, fitoren kështuqë në finale do të jetë premio. Të shohim nëse shkojmë pasi ka tre ekipe të tjera shumë të forta. Jam i kënaqur për kualifikimin, loja ka patur deficite por kjo i takon analizës teknike dhe të shohim më pas ndeshjen ndaj Laçit që është objektivi i rradhës.
Shkodra prodhon futbollista por Vllaznia në këto dy vite që kam ardhur unë kemi përdorur një strategji për të rinjtë që të rrisin nivelin dhe të punojnë me ekipin e parë. Kjo është shumë e vështirë dhe kërkon shumë punë. Kemi një grup të mirë. Kemi disa mungesa në infrastrukturë por po punojmë për të bërë më mirë pasi nuk është e lehtë të ndryshoh aq shumë në dy vite. Kur luajmë me skuadrat e kryeqytetit kam një ndjesi të veçantë, nuk kam një preferencë por me Tiranën do të ishte shumë e bukur.”