Prej ditësh vazhdon të flitet masivisht për një vendim që qeverisja vendore e Lezhës ka marrë për prishjen e stadiumit “Besëlidhja”. Sipas asaj që njerëzit e sportit në qytetin e Lezhës kanë arritur të mësojnë, bëhet fjalë për prishjen e impiantit ekzistues që është në territorin brenda qytetit dhe ndërtimin e një stadiumi tjetër të ri në periferi të qytetit, shoqëruar edhe me fusha të tjera ndihmëse për stervitje.
Një informacion i tillë është shoqëruar me një indinjatë të tifozërisë lezhjane, ndërkohë që të shumtë janë edhe njerëzit e sportit që kanë reaguar duke qënë kundra një vendimi të tillë.
Njëri prej tyre është edhe trajneri i njohur i futbollit lezhjan, Klajti Reçi, i cili falë aftësive të tij profesoonale me moshat, FSHF i ka besuar të drejtojë edhe ekipet e moshave kuqezi.
“Nga portalet mora nje lajm se stadiumi i Beslidhjes do prishet dhe shpresoj qe te mos jete lajm i vertete.
Jo me kot ne foto gjendet dhe stadiumi 112 vjecar i Man Utd te cilin ne Angli e quajne Teatri Endrrave dhe gjate viteve eshte restauruar her pas heret por jo te prishet se ai eshte histori e nje klubit te lavdishem,dhe perkundrazi rrugen nga dhoma e zhveshjeve dhe deri ne fushen e lojes e kan ruajtu akoma ate te para 112 vjetve.
Stadiumi Beslidhjes eshte kult, eshte monument kulture per ne qe kemi lindur dhe jemi rritur ne kete qytet, eshte nje nga kujtimet e bukura qe une kam kalu qe femije. Aty lujten ikonat e futbollit lezhjan dhe u rriten kampionet e shumte te ketij qyteti e te shumsporteve, jane stervitur shum breza me endrren e madhe e cila e ka emrin Beslidhja.
Problemi stadiumit jane keto pallate qe e kane rrethuar si kancer, problemi stadiumit nuk eshte as lulishtja dhe parkingu qe do ndertohet aty te cilet sa bukur dojn me i shit aq me flliqesira duken sepse dojne vetem te pasurohen dhe mbi pasurin e tyre individuale nuk ju interreson asgje tjeter, dhe ket e kan tregu se cfar i banen Lezhes nder vite me ndertime dhe sot hiqen dhe si politikan ose njerez te zot dhe me vlera te qytetit por ne te vertet jane derra qe ne vend te baltes shtrihen ne pasurine tyre qe e kan vu duke demtu qytetin.
Jam kundra prishjes se stadiumit dhe do dal ne proteste nese kjo gje do ndodhin. Ndoshta eshte veshtire tja dalesh kunder makineris politike por te pakten do jem aty te protestoj per brezat qe dhan gjithcka per sportet, do jem aty per stadiumin e Lavdishem te Beslidhjes dhe do jem aty per Beslidhjen.”, shkruan trajneri i futbollit Klajti Reçi në një postim të tij të publikuar në rrjetin social FB.