Monday, April 29, 2024

(Video) Volejboll Femra-Vllaznia U20 mund Aploninë 3-0 dhe fiton Kupën Rinia

Lexo

Finalja:  Vllaznia-Apolonia 3-0(25-21, 25-23, 25-21)

E shtunë, 5 mars 2022, ora 18:00, Parku Olimpik “Feti Borova” Tiranë

Formacioni i Vllaznisë U-20: Edna Erkoçi, Sarah Beci, Paola Gjyshja, Danjela Kodra, Mandisa Kuçi, Adea Grumira, Laura Ballçiti, Sidorela Baroti, Adma Mikopula, Aliçe Gjergji, Klejda Kanushaj, Gentjana Kodra, Sara Malaj, Alteja Malevija. Trajner: Ferdinand Bardeli, Dorian Tafa

Vjen suksesi i parë për volejbollin e femrave. Ajo që ka paralajmëruar që në marrjen e detyrës, presidenti Florian Zekja që Vllaznia ka një projekt ambicioz me elementin e ri, po jep rezultatin e duhur.

Fitimi i Kupës “Rinia” nga Vllaznia me trajner Ferdinand Bardelin në volejboll për kategorinë e moshës U-20, sukses ky që u arrit mbrëmjen e sotme në kryeqytet, si dhe prania e tetë volejbollisteve shkodrane në kombëtare e të rejave kuqezi, është treguesi më i mirë i asaj që po gatuhet në Shoqatën e Volejbollit Vllaznia për femra.

Me këto vajza të talentuara që po rriten përmes punës së palodhur dhe pasionante të stafit të trajnerëve, Dorian Tafa, Ferdinand Bardeli, Fatjet Axhagiç dhe Ankela Cara, duke pasur padyshim mbështetjen e pakursyer të presidentit Florian Zekja, Vllaznia e të rriturave nuk do të ketë nevojë për blerjen e të huajave, por me një ekip “Bio”shkodrane do të rivalizojë denjësisht për trofeun e titullit kampion.

Duke u kthyer tek suksesi i sotëm duhet thënë se pas kalimit me shumë sukses të tureve eleminatore, Vllaznia U-20 mbërriti në finale me ekipin e Apolonisë. Finale që u luajt mbrëmjen e sotme në Parkun Olimpik, “Feti Borova” të Tiranës. Një finale e cila foli e tëra për Vllazninë, e cila duke fituar tre setet përkatëse, fitoi të gjithë ndeshjen 3-0.

Në përfundim të ndeshjes finale është organizuar edhe ceremonia e mbylljes së krejt aktivitit, ku drejtuesit e Federatës Shqiptare të Volejbollit i dorëzuan kapitenes së Vllaznisë, Edna Erkoçi, trofeun e Kupës Rinia.

(Video: Momenti i dorëzimit të trofeut të Kupës Rinia dhe festa e Vllaznisë)

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img