Shqipëri-Kili 0-3
Vargas 20’, Bolanos 84’, Davila 93’,
SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Seferi, Manaj. Trajner: Silvinjo
KILI: Bravo, Isla, Diaz, Liçnovski, Suazo, Etçeverria, Nunjez, Osorio, Sançez, Davila, Vargas. Trajner: Rikardo Gareka
Kombëtarja e Shqipërisë është mundur me rezultatin 0 me 3 në miqësoren e luajtur mbrëmjen e sotme përballë kombëtares së Kilit. Ndeshja e luajtur në “Ennio Tardini” të Parmes kishte një pjesëmarrje massive të tifozërisë kuqezi, ku për nga numri dhe entuziasmi që shfaqej në kampin kuqezi, të dukej sikur ndeshja po luhej në “Air Albania” të Tiranës.
Por, fatkeqësisht, tifozët shqiptar kanë dalë të pakënaqur nga kombëtarja e tyre në këtë përballje miëqësore me kombëtaren e Kilit. Jo vetem që nuk arritën të shënojnë ansjë gol në portën kundërshtare, por nga ana tjetër rrjeta e portës shqiptare u tund tre herë.
Një zhgënjim total ky i skuadrës tonë përfaqësuese, e cila përtej entuziasmit të fitoreve në ndeshjevt e mëparshme dhe euforisë për një sukses në ndeshjet zyrtare të qershorit “Gjermani 2024”, kombëtarja e jonë u “ul me këmbë në tokë”.
Problemet e shfaqura në të gjitha repartet e lojës duhet të analizohen patjetër me sy kritik, në mënyrë që në ndeshjet e ardhshme, duke nisur që nga miqësorja tjetër e radhës që luhet të hënën e ardhshme ndaj Suedisë, si dhe të tjerat në vazhdimësi.