Polonia e Levandovskit praktikisht jashte finaleve te Euro 2024. Barazimi 1-1 ne Varshave me Moldavine e mban Polonine perfundimisht poshte Shqiperise ne renditje,teksa Levandovskit me shoke u ka mbetur vetem nje takim per ta luajtur,ajo me Çekine nderkohe qe kuqezinjte kan tri pike me shume dhe avantazhin e sfidave direkte.
Vetem nje skenar ne kufijte e se pamundures mund ta kualifikojë Polonine: të mposhte vete Çekine, Shqiperia te mund Moldavine dhe Çeki-Moldavi te perfundoj barazim.
Surpriza e madhe ndodh ne ndeshjen mes Polonise dhe Moldavise,qe u zhvillua ne Varshave. Ne minuten e 26-te te takimit ne zhvillimet e nje goditjeje kendi Nikolaesku arrin te dergoje topin ne rrjete 0-1.
Feste e shfrenuar te miqte,qe kan te drejte te besojne te fitorja dhe te shpresojne ne kualifikimin ne Europian.
Pjesa e pare mbyllet me kete rezultat ndersa ne pjesen e dyte Polonia barazoi me Sviderskin por vetem kaq pasi ndeshja u mbyll pa fitues.
Fatos LAMAJ