Egnatia-Vllaznia 1-0 (Shënues: Xhekson 90′)
Vllaznia e Shkodrëss është eleminuar nga kompeticioni i Kupës së Shqipërisë. Një lajm ky aspak i mirë për futbollin shkodran, pasi pikërisht aty ku ishin edhe pretendimet më të shumta për të marrë një “biletë” europiane, Vllaznia dështoi.
Një gjë e tillë ndodhi pasditen e sotme, në ballafaqimin e dytë gjysëmfinal, kur skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri maqedonas Goce Sedloski është mundur me rezultatin 1 me 0 nga Egnatia.
Goli i rrogozhinasve është shënuar në minutën e 90-të të ndeshjes nga Xhekson, gol që vulos rezultatin e ndeshjes 1 me 0 për vendasit, dhe që pas barazimit në ndeshjen e parë të luajutur në “Loro Boriçi” kualifikohen në finale e madhe të Kupës së Shqipërisë.
Një arritje kjo historike kjo për Egnatian, e cila prek për herë të parë finale e një kompeticioni të tillë, ndërkohë që Vllaznia, pas fitimit të dy trofeve radhazi, detyrohet të largohet nga konkurimi.
Referuar ecurisë së takimit, ajo pati episode të tilla, kur sulmuesi shkodran Çoba ndëshkohet me karton të kuq nga ndërkombëtari Enea Jorgji për një ndërhyrje të gabuar nga kundërshtarit, por pas verifikimit të pamjeve VAR, vendimi për kartonin e kuq është zhveftësuar duke u zëvendësuar me karton të veërdhë.
Ndërkohë, momenti i dytë i përket minutës së 13-të, ku protagonist është përsëri sulmuesi shkodran Çoba, por këtë radhë me një aksion personal të tijin që kurorezohet me një gjuajtje tokazi në zonën e Egnatias duke përfunduar ne rrjete.
Por, edhe për këtë rast, është sistemi VAR që ndërhyn duke e anuluar golin për një pozicion jashtë loje të Latifit, që sipas sistemit VAR, në momentin e gjuajtjes së Çobes, ai ka penguar rrezen e portjerit Sherri të Egnatias.
Pjesa e dytë pritet të jetë akoma më e dyluftuar nga të dyja skuadrat që kërkojnë kualifikimin në finale. Por, për hirë të së vertetes, Egnatia e drejtuar nga trajneri Tetova ka më tepër iniciativë duke krijuar regjistruar dy raste të pastra shënimi, por vetëm ndërhyrjet e portjerit të ri Kristi Qarri, arrin të shpëtojë portën e tij.
Por, Qarri dorëzohet pikërisht në minutrën e fundit, kur Xhekson lëshon një goditje potente nga balli i zonës kuqeblu duke shënuar golin e avantazhit.
Krahas aktivizimit të Heriç, maqedonasi i pankinës kuqeblu, hedhe në fushë edhe dyshen shtatlarte të sulmit, Aralica-Balaj, por nuk ka më kohë, sepse pas katër minutave shtesë, gjyqtari Enea Jorgji, vërshëllen mbylljen e ndeshjes.
Egnatia është në finale e Kupës së Shqipërisë, ndërkohë që Vllaznisë, për të siguruar një “biletë” Europiane” i duhet tashmë të luftojë fort në tre javët e mbetura të kampionatit.
Gaspër MARKU