Monday, May 6, 2024

Sedloski: “Kundërshtati nuk ishte më i mirë se ne, në çdo dy luftim ka faull, diçka nuk shkon”

Lexo

Vllaznia u mposht nga Egnatia me rezultatin 1-0 dhe duke u eliminuar nga Kupa e Shqipërisë. Pas ndeshjes trajneri Sedloski u shpreh:

“Humbja në fund? Na ndodh që në dy ndeshjet e fundit kemi pësuar gol në minutat e fundit. Ishte një gjysmëfinale dhe të gjithë jemi të zhgënjyer pasi nuk e kemi bërë punën siç duhet. Djemtë kanë luajtur në mënyrë korrekte. Por nga ana tjetër nuk dua të flas për disa gjëra që djemtë flasin në dhomat e zhveshjes. Kundërshtari nuk ishte më i mirë dhe penalltinë e anuluar nuk e di. Gjithsesi ata shkuan në finale dhe ne do të shohim ndeshjet që kanë mbetur.

Në 10-15 minutat e fundit duhen zëvendësime dhe nuk kemi kohë të flasim për kondicionin fizik pasi kemi ndeshje çdo 3 ditë. Kur ke kaq dëmtime duhet ndërruar edhe formacioni. Diçka nuk shkon. Pësojmë gol në të 90-ën. Çfarë të them tjetër?

Momenti i gabuar te Vllaznia? Jo aspak. Është mes nesh në dhomat e zhveshjes. Jo diçka e tmerrshme por kemi parë në fushë. Në çdo dy luftim ka pasur faull. Nuk po kërkoj alibi. Do të shohim veten që të mos pësojmë gol në minutën e 90”, tha Sedloski për “Oversoprt.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img