Monday, April 29, 2024

Zhvilloi një nga ndeshjet e tij më të mira, kapiteni Elseid Hysaj, i lumtur për fitoren ndaj Moldavisë: Kemi qënë me 100 km në orë!

Lexo

Shkodrani i kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj, i cili në sfidën e sotme ndaj Moldavisë mbajti edhe shiritin e kapitenit të skuadrës, ishte ndër më të mirët në fushën e lojës.  Duke folur pas ndeshjes për TV Klan, Hysaj shprehet i kënaqur për fitoren si dhe përformancën e tij në këtë ndeshje.

“Ishte fitore shume e mire, nëse nuk fitonim do qe shumë e vështirë. Na ka bërë mirë kjo fitore, në Ishujt Faroe, do të shkojmë 100 % të përqendruar për të marrë maksimumin.  Në krahun e djathtë jam më i qetë, jam më natyral. Kjo është një nga ndeshjet më të mira, kemi pasur një sezon të kaluar të vështirë, me këtë ndeshje shpresojmë për një sezon të ri pozitiv.  Me këtë frymë, entuziazëm dhe tifozllëk, na mbetet për detyrë të japim gjithmonë maksimumin. Shumica kemi qenë me 100 në orë dhe më shumë. Kjo na bërë që të marrim 3 pikë dhe ta shijojmë”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img