Tuesday, November 26, 2024

Zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme e KOKSH. Presidenti Fidel Ylli, shpalos projektet e së ardhmes

Lexo

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka zhvilluar punimet e Asamblesë së 29-të të Përgjithshme të saj, atje ku presidenti Fidel Ylli ka bërë një përmbledhje të të gjitha aktiviteteve të zhvilluara gjatë një vit. Jo vetëm kaq, por ka shpalosur dhe projektet e së ardhmes, që do t’i vijnë në ndihmë sportit, veçanërisht skive.

Ndërkohë Federatat sportive, anëtare të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar kanë votuar dhe për anëtarin e tretë të Këshillit të Arbitrazhit Sportiv, që është detyrim sipas Ligjit të Sportit. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka nderuar me “Urdhërin Olimpik” sekretarin e përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Xhudos, Labo Çapo. Më pas presidentin e Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku. Atë peshëngritjes, Elez Gjoza, si dhe ish-kampionen e rekordmenen e atletikës shqiptare, Pavlina Evro.

Është mbajtur këtë të shtunë në ambientet e Hotel Maritim Plaza, partner i KOKSH, Asambleja e 29-të e Përgjithshme vjetore e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Gjatë fjalës së tij, Presidenti i KOKSH Z. Ylli përmendi të gjitha aktivitetet e zhvilluara përgjatë gjithë vitit nga të gjitha federatat sportive.

“Më lejoni t’iu shpreh bindjen time se Komiteti Olimpik do të vijojë me projekte ambicioze dhe më duhet të ndajë me ju një nga projektet më madhore të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, ndërtimi i Qendrës Olimpike Shqiptare, që do të jetë një nga më modernet në botë”, tha në fillim të fjalës së tij, presidenti i KOKSH, Fidel Ylli.

Në vijim, zoti Ylli theksoj në fjalën e tij u ndal më konkretisht në  projektet më të rëndësishme që do të realizohen gjatë periudhës në vazhdim, si: krijimi i një resorti bashkëkohor për ski, ndërtimi i Qendrës Olimpike më moderne me kushte të nivelit botëror, realizimi për herë të parë i “Lojërave Evropiane Juglindore”, etj.

Në këtë Asamble u përmbush dhe detyrimi sipas “Ligjit të Sportit”, ku u votua për anëtaren e 3-të themeluese të Arbitrazhit Sportiv. Pjesë e kësaj asambleje ishin edhe vlerësimet me titullin “Urdhri Olimpik” për Labo Çapo, Sekretar i Federatës Shqiptare të Xhudos, Skënder Anxhaku, President i Federatës Shqiptare të Ciklizmit, Elez Gjoza, President i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Pavlina Evro, ish Kampione e Atletikës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img