Friday, May 3, 2024

Futboll Kategoria e Tretë-3 ndeshje, 3 fitore, Basania kryeson grupin A me 9 pikë të plota

Lexo

Kinostudio-Basania  1-3(Shënues: Bajraktari 23’/Flori Leka 19’, Albert Milla 53’,  67’

Basania-Përmeti   2-1 (Shënues: Albert Mila 44’, Egzon Shimaj 58’/ Merko 68’)

Eagle Football-Basania  1-4(Shënues: Cibuku 26’/ Arlendo Dodani 28’, Albert Mila 42’, Egzon Shimaj 76’, Flor Leka 81’)

**********************

Eagle Football: Prendi, Duqi, Zllamja, Cibuku, Osei Anim, Alillari, Mila, Prençi, Sulejmani, Ahmati.(U aktivizuan: Sharki, Imeraj, Bardhi, Noka).

Basania: Keita, Zagani, Shema, Drabeja, Mani, Zefi, Dodani, Shimaj, Puka, Leka, Mila.(U aktivizuan: Limani, Canja, Nikshiqi, Radohina). Trajner: Fatjon Hasani

Gjyqtar: E. Dishani, R. Zogu, R. Jahja, A. Lushi, E. Hyka

Tre ndeshje, 9 pikë me golaverazh pozitiv, 9-3. Ky është bilanci i tre javëve të para të ekipit Basania , skuadër kjo e Qarkut Shkodër që përfaqëson zonën së Bushatit në Bashkinë Vau Dejës.

Pasi ka fituar në javën e parë në transfertë ndaj Kinostudios me rezultatin 1 me 3, si dhe në të dytën ndaj Përmetit në shtëpi me rrezultatin 2 me 1, Basania e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasani regjistron fitoren e tretë radhazi në kampionat.

Tre pikëshi i tretë që e çon Basanian në kuotën e nëntë pikëve të plota duke kryesuar grupin A të Kampionatit Kombëtar të kategorisë së tretë është marrë pasditen e së shtunës përballë ekipit të kryeqytetit Eagle Football, ndeshje kjo e fituar me rezultatin 1 me 4.

Në sfidën e së shtunës luajtur në fushën sportive “Skënder Halili” të Tiranës, duhet thënë se të parët kanë shënuar futbollistët vendas me anë të Cibukut në minutën e 26-të.

Avantazhi i Eagle Football, u duk se dha sinjale që skuadra kryeqytetase do të vijonte të dominonte ndeshjen. Por, situata në vazhdim ndryshoi tërësisht në favor të Basanias. Me dy golat e shënuar nga Arlendo Dodani dhe Albert Mila, përkatësisht në minutat 28-të dhe 42-të, pjesa e parë mbyllet me avantazhinin e Basanias, 1 me 2.

Në 45 minutta e dyta pritej një reagim nga skuadra vendase, që në fakt pati disa shkëndija në këtë drejtim, por shumë pak, pasi në vijim, bushatasit e Basanias, nën dirigjimin e teknikut Hasani, tundin edhe dy herë të tjera rrjetën e portjerit vendas, Prendi. Gola këto që mbajnë autorësinë e Egzon Shimajt në minutën e  76-të dhe Flor Lekes në minutën e 81-të duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me fitoren e merituar të ekipit Basania me rezultatin, 1 me 4.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img