Wednesday, November 6, 2024

Gol në minutën e 97-të, Elbasani mund Lushnjën 3-2, miqtë reagojnë për shtesën dhe gjykimin

Lexo

Elbasani-Lushnja 3-2(Shënues: Greca 9’, 19’, Lleshi 90’+7’ / Kasmollari 37’, Ayinde 79’

Elbasani:Totoshi,Idrizaj,Pere,Telushi,Broshka,Ivan,Hasani(Krasniqi 88),A.Kasa(Zaimi 88),Greca,Klement(Lleshi 46),Melo(Gava 74) Trajner:Nevil Dede

Lushnja:Alimuçaj,Magani,Kasmollari,Disha,Ruço(Levendi 61),Tabaku(Fikaj 77),Andoni,Lëru,Kananaj(Arapi 77),Zisi(Xhejms 36),Preknicaj(Xherrison 61) Trajner:Gugash Magani

Gjyqtarë:Ermis Çelaj,Renato Malaj,Taulant Kasa(Vlorë),Xhulian Bacaj(Laç) Delegat:Astrit Maçi(Tiranë) Vëzhgues:Albano Janku(Tiranë)

Elbasani ka fituar përballë Lushnjes. Ndeshja e vlefshme për javën e 14-të të Kategorisë së Parë përfundoi me rezultatin 3-2 në favor të Elbasanit. Ndeshja nisi mjaft mirë për Elbasanin të cilët shënuan dy herë me anë të Bedri Grecës. Ky i fundit gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 10-të dhe 19-të.

Për të ngushtuar diferencat mendoi Kasmollari, i cili shënoi në minutën e 38-të për 2-1. Me nisjen e pjesës së dytë ndeshja ishte po e njejtë. Por Lushnja arriti të barazonte në minutën e 80-të. Kur po mendohej se gjithçka do mbyllej në baraspeshë, në sekondat e fundit të shtatë minutave shtesë, Arsen Lleshi shënoi golin e 3-të për Elbasanin duke marrë një fitore në frymën e fundit.

Me këtë fitore Elbasani rimerr vendin e dytë me 29 pikë të grumbulluara. Ndërsa lushnjarët që kanë shfaqur pretendime në lidhje me minutat e shumta shtesë si dhe gjykimin në mbështeje të Elbasanit mbesin në vendin e 7-të të klasifikimit.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img