Wednesday, May 15, 2024

Martini mposht Tiranën me 10 lojtarë në fushë

Lexo

TIRANA-TEUTA 0-1 (E.Vila 9′, 78′)

Teuta ka arritur të marrë një fitore të vlefshme kundër Tiranës në “Air Albania” me rezultatin 0-2, ndeshje e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Teuta e Edi Martinit konfirmohet edhe një herë si “macja e zezë” e bardhebluve.

Golat për Djemtë e Detit u realizuan nga heroi i këtij takimi, Emiliano Vila 28′ 78′ i cili rikthehet kështu nga dëmtimi me dy supergola ndaj kampionëve aktual.

Goli i parë erdhi që në minutën e 9-të kur Vila tundi rrjetën e Bekajt. Në minutën e 39-të vlen të theksohet penalltia e humbur nga Kallaku kur gardiani i bardhebluve pret gjuajtjen e ish-lojtarit të Tiranës, tashmë me fanelën e Teutës.

Për bardheblutë, pjesa e dytë vendasit nisi në sulm, por nuk arritën të shënonin. Në minutën e 72-të Gruda ndëshkohet me karton të kuq dhe durrsakët mbesin me një lojtar më pak.  Djemtë e detit vulosin fitoren në minutën e 78-të me një aksion nga Daci dhe Kallkau i cili finalizohet siç duhet nga kapiteni, E.Vila. ky i fundit do të shënonte dopietë.

Pas kësaj humbje Tirana mbetet në vendi e parë me 40 pikë, ndërsa durrsakët shkojnë në kuotën e 31-pikëve në vendin e 6-të, 4 pikë më pak se Vllaznia që ndodhet në vendin e 3-të pas humbjes nga Kastrioti.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img