Tani është zyrtare. Karim Benzema është lojtar i ri i Al-Ittihad. Këtë e ka konfirmuar kompania saudite përmes një postimi të publikuar në profilet e saj sociale. Sulmuesi francez, Topi i Artë, ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026. “Benzema është këtu, një tigër i ri do të gjëmojë. Mirë se vjen në Al-Ittihad”, shkruan klubi në Tëitter.
Benzema u largua nga Real Madridi pas katërmbëdhjetë sezonesh, 647 paraqitje (lojtari i pestë me më shumë ndeshje të luajtura në historinë e klubit) dhe 353 gola të shënuar (shënuesi i dytë i të gjitha kohërave për skuadrën spanjolle). Me Blancos ai fitoi katër tituj lige, pesë Liga të Kampionëve, pesë Kupa të Botës për Klube, katër Superkupa Evropiane, 3 Kupa të Spanjës dhe katër Superkupa Spanjolle.