Monday, May 6, 2024

Në Tiranë e projektojnë në stafin e Partizanit, Igli Tare kërkohet nga Milani për të zëvendësuar Maldinin e larguar

Lexo

Një karriere e gjatë dhe shumë e suksesshme e Igli Tares si Drejtor Sportiv te Lazio, por largimi i pak ditëve më parë nga klubi italian u shoqërua me komente të shumta mediatike për një rikthim në Shqipëri për të kontribuar në klubin Partizani ku ai u rritë dhe u formua si futbollistë.

Ndërkohë, nisur nga vlerat dhe përvoja e gjatë pozitive në drejtimin e Lazios ka zgjuar interesin jo të pakët të klubeve të tjera italiane për ta pasur Taren në stafin e tyre.

Një nga më të interesuarit është Milan, i cili pas largimit të Maldinit, mendojn se zëvendësuesi i tij më i denjë është shqiptari Igli Tare.

Përpos Milanit, interes ka shfaqur edhe Napoli, për të cilin thuhet se është në dy proçese njëherazi, atë të gjetjes së trajnerit, si dhe në të njëjtën kohë, edhe për postin e Drejtorit Sportiv.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img