Proçesi i privatizimit të KF Vllaznia merr formën zyrtare. Institucioni i Bashkisë Shkodër, i cili deri më tani ishte pronar i vetëm ligjor i KF Vllaznia, njofton opinionin publik se ka mbyllur proçesin ankandit duke deklaruar edhe fituesin e garës, i cili është Alban Xhaferi, si përfaqësues i kompanive të biznesit bashkëpunues për blerjen e klubit kuqeblu.
Me këtë rast, paraditën e së hënës së 30 gushtit 2021, Bashkia Shkodër përcjellë për publikun komunikatën zyrtare në fjalë.
“Bashkia Shkodër njofton fituesin ankandit me objekt “Shitje e aksioneve të K.F.Vllaznia Sh.A. ne masën 100%”:
Bashkimin e kandidatëve blerës/Operatorëve Ekonomik “ALBASPORT & ENTERTAINMENT,
sh.p.k & ALBAPHOTO, sh.p.k., me përfaqësues të bashkimit të kandidatëve blerës z. Alban Xhaferi.
Vlera e ofertës pas zhvillimit të fazës përfundimtare konkurruese të ankandit është 63,750,000 lekë.
*************************************
Autoriteti shitës, Bashkia Shkodër zhvilloi proceduren e ankandit më datë: 09.03. 2021 , ora 10.00, me proçedurë të hapur për shitjen e aksioneve e Klubit të Futbollit “VLLAZNIA” sh.a, në masën 100%. Vlera fillestare e shitjes me ankand 50,794,000 lekë.
Kanë qenë pjesëmarrës në proçedurë ofertuesit listuar më poshtë me vlerat përkatëse të ofruara:
Bashkimi i operatorëve Almiro Gurakuqi, P.F, dhe Carpathia Albania shpk, me vlerë 45,833,333 (dyzet e pesë milion e tëtëqind e tridhjetë e tre mijë e treqind tridhjetë e
tre) lekë pa TVSH.
55,000,000 (pesëdhjetë e pesë milion) lekë me TVSH.
Operatori Ekonomik /Shoqëria JONI 5 shpk, me vlerë 150,000,000 (njëqind e pesëdhjetëmilion) lekë.
Bashkimi i operatorëve ALBASPORT & ENTERTAINMENT, shpk, dhe ALBAPHOTO, shpk, me vlerë 62,500,000 (gjashtëdhjetë e dy milion e pesëqind mijë ) lekë.
Janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm:
- Bashkimi I operatorëve Almiro Gurakuqi, P.F, dhe Carpathia
Albania shpk.
- Operatori Ekonomik /Shoqëria JONI 5 shpk,
Në përfundim të proçedurës së plotë të ankandit , informojmë se bashkimi e kandidatëve
blerës-“ALBASPORT & ENTERTAINMENT, sh.p.k dhe ALBAPHOTO,
sh.p.k, me përfaqësues të bashkimit të kandidatëve blerës z. Alban Xhaferi është fitues.
Vlera e ofertës pas zhvillimit të fazës përfundimtare konkurruese të ankandit është 63,750,000 (gjashtëdhjetë e
tre milion e shtatëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.
Ky njoftim është botuar në Buletinin nr. 130 të Agjencisë së Prokurimit Publik, sot më datë 30 Gusht 2021.”