Sunday, December 22, 2024

Zyrtare-Vioresin Sinani, emërohet trajner i Vllaznisë U-21

Lexo

Që prej ditës së sotme, Vioresin Sinani është trajner i Vllaznisë U-21. Ish kapiteni kuqeblu, i spikatur si një ndër prej sulmuesve më të mirë të Vllaznisë në vite që në karrieren e tij sportive mban rekordin e 208 golave të shënuar në kampionatin shqiptar të futbollit, zëvendëson kështu Elvis Plorin, i cili sezonin e kaluar e drejtoi këtë skuadër duke u shpallur kampion dhe tashmë ka marrë postin e drejtorit sportiv të KF Vllaznia.

Pas largimit të tij nga fusha e futbollit të luajtur, Sinani ka qënë vazhdimisht pjesë e strukturave të klubit kuqeblu, ku fillimisht detyrën e trajningut e pat nisur duke qënë krahu i djathtë i Rudi Vatës në kohën kur ato drejtuan ekipin e parë të Vllaznisë.

Më pas, Sinani ka provuar të drejtojë me sukses edhe ekipin e të rinjëve U-19 për të vijuar në poste të tjera brenda klubit kuqeblu, si drejtor sportiv, si dhe zëvendëstrajner i ekipit të parë.

Në proçesin e riorganizimit të klubit, për momentin emri i Sinanit mbeti paksa i zbuluar duke mosfiguruar në asnjë prej pozicioneve të stafeve përkatëse, çka në një farë mënyre mori vemendjen e opinionit sportiv, por ishte vetë presidenti Alban Xhaferi që deklaroi në media se Sinani do të vijojë të jetë pjesë e KF Vllaznia. Dhe, konkretisht një gjë e tillë është zyrtarizuar mbrëmjen e sotme.

“KF Vllaznia bën të ditur se nga sot ka emëruar z. Vioresin Sinani në rolin e trajnerit të ekipit U21 të Akademisë tonë. Ai do të nisë menjëherë punën për seleksionimin e elementit cilësor dhe harmonizimin e tij me ekipin e parë. Klubi i uron suksese Sinanit në detyrën e tij të re, të cilën besojmë se do ta bëjë me shumë devotshmëri ashtu si çdo detyrë tjetër që i është ngarkuar më parë!”, thuhet në njoftimin zyrtar që klubi kuqeblu ka shpërndarë për publikun.

 

 

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img