Saturday, May 18, 2024

(Video)Miqësoret me Maqedoninë e Veriut U-17/ Nga Vllaznia kampione, grumbullohet vetëm Erigestino Pepnikaj!

Lexo

Kombëtarja shqiptare U-17 ka nisur grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve miqësore kundër Maqedonisë së Veriut që ka në program për të luajtur më 26 dhe 28 qershor, teksa të dyja sfidat do të luhen në stadiumin ‘Elbasan Arena’.

Trajneri i ri i kuqezinjve të kësaj grupmoshe, Ardi Behari ka ftuar 21 lojtarë për këto dy takime miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut, me pjesën më të madhe të lojtarëve që kanë qenë edhe më parë pjesë e Kombëtares U-17, por edhe ekipeve zinxhir të moshave. Ndër 21 lojtarët e grumbulluar, 10 prej tyre aktivizohen në kampionatet e huaja, me ekipe si Juventus e Empoli në Itali, Olympiacos e Panathinaikos në Greqi, Crystal Palace në Angli etj., ndërsa pjesa tjetër luajnë në kampionatin shqiptar.

Por, ajo që të bie në sy në këtë grumbullim ka të bëjë me faktin se nga Akademia e Futbollit Vllaznia në listë është vetëm një futbollist, shtatlarti i talentuar i repartit të mbrojtjes Erigestino Pepnikaj.

Një fakt ky që ka tërhequr vemendjen e specialistëve të futbollit shkodran, por po aq edhe të drejtuesve të klubit kuqeblu. Reagimi vjen nga fakti, sepse Vllaznia U17 e sezonit që sapo u mbyll ishte skuadra absolute e kësaj grupmoshe,  duke fituar dy trofetë, titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë. Përpos kësaj, bazuar në kontigjentin që ka në dispozicion, është thënë dhe vazhdon të thuhet se ky brez i Vllaznisë U-17 është ndër më të talentuarit që ka pasur klubi kuqeblu në vite.

Sipas trajnerit Behari, i cili debuton në krye të Shqipërisë U-17 me ndeshjet kundër Maqedonisë së Veriut baza e lojtarëve është ajo që ka qenë, ndërsa risi është vetëm emri i Fabio Nuhut. Trajneri Behari nënvizon se këto dy takime janë të rëndësishme jo vetëm për të kolauduar sa më shumë grupin, por gjithashtu edhe për të fituar e për të rritur mentalitetin fitues brenda ekipit.

Është në kuadër të vijimësisë së punës së Federatës. Janë grup ekzistent, që kanë qenë gjithmonë të grumbulluar në ekipet tona kombëtare. Ka vetëm një risi kjo listë, Fabio Nuhun nga Olimpiakosi. Është një lojtar i datëlindjes 2008 që premton shumë dhe është hera e parë që vjen në Kombëtaren shqiptare. Kolaudimin e grupit që është më kryesorja, vazhdimin e njohjes së lojtarëve me njëri-tjetrin, automatizimin e veprimeve dhe ajo që është më kryesorja, vijueshmërinë e rezultateve. Është një grup që ka pasur gjithmonë rezultate të mira, kualifikimin në ‘Elite Round’, fitimin e turneut të fundit ‘UEFA Development’.

Do të kemi teste të tjera në vijim. Agjenda është shumë e mbushur, jo vetëm me lojtarët që vijnë nga jashtë, por më së shumti me lojtarët që kemi në dispozicion në Shqipëri. Jo vetëm kolaudimi, por edhe fitorja është shumë e rëndësishme. Për të rritur mentalitetin fitues, për t’i bërë lojtarët krenarë për fanellën që veshin dhe të fillojmë që tani të ndërtojmë një brez që ka qenë dhe që është në vijimësi të të gjithë skuadrave kombëtare.”, është shprehur ndër të tjera tekniku Behari.

 (Video) Pamje nga proçesi stërvitor dhe prononcimi i trajnerit të kombëtares U-17 Ardi Behari.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img