Janë zyrtarizuar formacionet e dy skuadrave ballafaquese të javës së 12-të të kategorisë Abissnet Superiore, Partizanit vendas dhe Vllaznisë udhëtuese. Në radhët e të kuqve të Partizanit spikat besimi që trajneri Arbër Abilaliaj po i jep shtatlartit shkodran të mbrojtjes, Marçelino Preka, i cili tashmë ka fituar siguri në pozicionin e tij të qëndërmbrojtësit.
Nga ana tjetër, trajneri i ri i Vllanzisë, Qatip Osmani, ka vendosur titullar një tjetër të ri, Antonio Delajn. Një futbollist ky sulmues që shquhet së teëprmi për përdorimin e mirë të topin, tekniken, depërtimet në zonë dhe triblimet plot fantazi që janë problem për kundërshtarin. Delaj do të luajë në krah të sulmit shkodran përkrah kolegut Gruda, duke pasur në majë të sulmit, kapitenin Bekim Balaj.
PARTIZANI: Qirko, Murataj, Bytyçi, Preka, Atanaskoski, Rrapaj, Mehmeti, Maget, Taipi, Cara, Bintsuka. Trajneri: Arbër Abialilaj
VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Sala, Krymi, Boshnjaku, Gruda, Alivoda, Delaj, Balaj. Trajner: Qatip Osmani
Gjyqtarë: Arbiter kryesor:Adrian Beqiraj(Tirane), Asistent 1:Ani Koçiaj(Tirane), Asistent 2:Xhuljo Mani(Tirane). Arbiter i 4:Orlando Kuka(Tirane)
Var:Olsid Ferataj(Patos)-Avar:Arber Zalla(Tirane)
Delegat:Bujar Pregja(Tirane)-Vezhgues:Idriz Gashi(Durres)