Saturday, May 4, 2024

Basania FC, gati për startin e Kampionatit Kombëtar të kategorisë së tretë. Skuadra e Bushatit të Bashkisë Vau Dejës synon kualifikimin në kategorinë e dytë

Lexo

Futbollit shqiptar i shtohet këtë javë edhe një kampionat tjetër. Bëhet fjalë për Kampionatin Kombëtar të kategorisë së tretë, i cili këtë sezon futbollistik vjen me një format ndryshe nga ai i sezoneve të mëparshme.

Që do të thotë se nëse vitet e mëparshme, ndeshjet e kësaj kategorie janë zhvilluar që të githa në Tiranë pranë kompleksit sportiv të ekiepeve kombëtare në Kamzë, tashmë, me formulën e re të sektorit të garave pranë FSHF-së, ndeshjet e kësaj kategorie janë planifikuar të luhen me sistem vajtje-ardhje.

14 ekipe do të konkurojnë të ndara në dy grupe, ku grupi i veriut do të mbajë peshën më të madhe, pasi FSHF ka vendosur që në këtë grup të konkurojnë tetë ekipe, ndërkohë që grupi B do të jetë i përbërë me vetem gjashtë ekipe.

Pjesë e grupit A është edhe ekipi Basania FC, një klub ky i administruar nga presidenti Ermir Shimaj që përfaqaqëson zonën e Bushatit të Bashkisë Vau Dejës dhe që tashmë është bërë shumë i njohur falë konkurimit në kampionatet kombëtare dhe rajonale me të gjitha grupmoshat përkatëse.

Në kampionatin kombëtar të kategorisë së tretë, sivjet skuadra e parë e Basanias do të drejtohet nga trajneri Fatjon Hasani, i cili pas përvojës pozitive me moshat në Akademinë e Futbollit Vllaznia, tashmë ka marrë përsipër të drejtojë një ekip të nivelit të rritur me pretendime serioze për të fituar të drejtën e kualifikimit në kategorinë e dytë. Së bashku me Basanian, në grupin A, do të konkurojnë edhe ekipet e Kinostudios, Bulqizes, Klosit, Permetit, Prestige MFC Team, Eagle Footbal dhe K.S Arnisa.

Në bazë të shortit të hedhur në zyrat e FSHF-së, në javën e parë, Basania do të përballet me ekipin e Kinostudios së Tiranës, ndeshje kjo që do të luhet këtë fundjavë në transfertë, ndërkohë që në javën e dytë, Basania do të prezantohet përpara tifozërisë së saj duke e luajtur ndeshjen në fushën sportive të Bushatit, e cila falë investimeve më të fundit është e kompletuar me të gjitha kërkesat e federatës, përfshirë edhe ndriçimin për t’u stërvitur dhe luajtur edhe në mbrëmje.

Për t’u theksuar është se ndërsa më herët u diskutua edhe për një pjesëmarrje të Klubit të Futbollit Shkodra në këtë kategori, gjë që u pat deklaruar zyrtarisht edhe nga vetë drejtuesit e këtij klubi, në momentet e fundit klubi në fjalë nuk arriti të jetë pjesë e garës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img