Tuesday, October 8, 2024

Zyrtarizohet dorëheqja e Suad Licit, administrator i KF Vllaznia emërohet Benjamin Nako

Lexo

Që prej mbrëmjes të së mërkures administrator i Klubit të Futbollit Vllaznia është Benjamin Nako. Një lëvizje e tillë kishte ditë që përflitej, gjë të cilen e publikoi edhe VeriuSport, ndërkohë që zyrtarizimi i plotë i kësaj lëvizje të re ka ardhur mbrëmjen e së mërkures kur instancat përkatëse kanë miratuar kërkesen për dorëheqje të admistratorit të mëparshëm Suad Lici duke firmosur menjëherë për zëvendësuesin e tij, ish sportistin dhe pedagogun Benjamin Nako.

“KF Vllaznia bën të ditur se administratori i klubit, z. Suad Lici, ka kërkuar dorëheqjen nga ky pozicion për arsye të angazhimeve të tij personale. Këshilli Mbikëqyrës është njohur me kërkesën e z. Lici, e ka shqyrtuar dhe ka vendosur pranimin e saj. Në vazhdim, Këshilli Mbikëqyrës ka diskutuar për administratorin e ri të KF Vllaznia dhe ka vendosur emërimin e z. Benjamin Naku në këtë pozicion.”, thuhet në njoftimin zyrtar të Klubit të Futbollit Vllaznia.

Në vijim, po në faqen zyrtare të KF Vllaznia thuhet se administratori i ri, Z. Naku njihet për karrierën e suksesshme si sportist, por edhe si pedagog dhe drejtues i Departamentit të Edukimit Fizik e Sporteve, në Fakultetin e Shkencave të Edukimit pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Në mbyllje ka falenderime për ish administratorin dhe urim për pasuesin e tij. “Dëshirojmë të shprehim falenderimin tonë për punën e bërë nga z. Lici. Ai do të vazhdojë të japë kontributin e tij pranë KF Vllaznia, tashmë në pozicionin e Kordinatorit Teknik. Njëkohësisht i urojmë z. Benjamin Naku suksese në detyrën e re.”, citohet në njoftimin për shtyp të KF Vllaznia.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img