Tuesday, May 21, 2024

Volejboll/ Partizani shpallet kampion në duelin e 5-të të titullit ndaj Skënderbeut

Lexo

Partizani është shpallur sot kampion i Shqipërisë në volejboll për femra për sezonin sportiv 2022-2023 me rezultatin 3-1, duke shkurorëzuar kampionen në fuqi, Skënderbeun dhe duke siguruar për të 5-tën herë kurorën e më të mirë së rrjetës shqiptare të femrave.

Të kuqet e kryeqytetit, të frymëzuara nga rikthimi i Enkelejda Brahos, por edhe të përforcuara me disa lojtare të huaja janë renditur në vendin e parë, të ndjekura nga korçaret.

Si Partizani, ashtu edhe Skënderbeu, i fituan të dyja ndeshjet në fushën përkatëse, duke e çuar kështu finalen e titullit në duelin e 5-të, që është zhvilluar të premten në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, që, sikundër çdo eveniment sportiv madhor, kombëtar dhe ndërkombëtar, u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar në kanalin RTSH Sport.

Dhe ishte skuadra kryeqytetase ajo që e fitoi setin e parë, me shifrat 25-21, por seti i dytë ka parë korçaret e trajnerit Orlando Koja të reagojnë dhe të kryesojnë përgjatë gjithë kohës dhe ta marrin atë me rezultatin 25-20, duke barazuar gjendjen e seteve në 1-1. Por dy setet e tjera kanë parë Partizanin, e drejtuar nga trajneri turk Bylent Karshiollu, të mbizotërojë, përballë një Skënderbeu gjithnjë e më të lodhur fizikisht dhe të çorientuar taktikisht, që bën gjithnjë e më tepër gabime, duke falur gjithnjë e më tepër pikë.

Të kuqet e kanë fituar setin e 3-të me shifrat 25-18, duke vijuar ta fitojnë edhe setin e 4-t edhe më thellë, 25-11, dhe duke bërë që në parketin dhe në shkallët e “Asllan Rusit” të ndizet festa e lojtareve dhe tifozëve të Partizanit, që kurorëzon kështu sezonin me titullin “kampion”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img