Saturday, May 18, 2024

70 milionë euro në vitë, rroga e Cristiano Ronaldos me Al Nassr, klubi dyfishon ndjekësit në instagram

Lexo

Rrogë e çmendur për Cristiano Ronaldon në këmbim të veshjes së faneles së klubit Al Nassr në Arabinë Saudite. Pavarësisht mohimeve të javëve të fundit, CR7 ka vendosur të pranojë ofertën e artë të klubit saudit. Siç raportohet nga Al-Arabiya, Cristiano Ronaldo ka bërë zgjedhjen e fundit pas një karriere të mbushur me suksese. Portugezi ka nënshkruar deri në vitin 2025 me Al Nassr të Rudi Garcia, skuadra më e mirë në Arabinë Saudite.

 

Një vendim i shumëmenduar i CR7, i cili do të kishte preferuar të gjente një vend në ndonjë ekip evropian për të vazhduar rishkrimin e rekordeve të Ligës së Kampionëve, por që në fakt “do të kënaqet” në fund me rreth 70 milionë euro në vit, për të luajtur deri në 40 vjeç me sauditët, të cilët do ta donin si dëshmi për kandidaturën e tyre për Botërorin e ardhshëm (në vitin 2030) ku Arabia do të aspironte të paraqitej në shoqërinë e Egjiptit dhe Greqisë.

Transferimi i Ciristiano Ronaldo-s në Arabi Saudite ka nisur të japë frytet e para. Klubi saudit brenda pak orësh që nga momenti i zyrtarizimit ka dyfishuar ndjekësit në faqen zyrtare të Instagram-it. Para zyrtarizimit të Ronaldo-s, Al Nassr numëronte “vetëm” 860 mijë ndjekës, ndërsa pas publikimit të fotografisë zyrtare të afrimit të yllit portugez kjo shifër shkoi 1.6 millionë.

Sulmuesi portugez, ishte pa ekip që nga 22 nëntori pas përfundimit të stuhishëm të marrëdhënies me Manchester United. Në Arabinë Saudite ai do të fitojë 200 milionë euro në vit mes pagës dhe transferimit të të drejtave të imazhit në klub.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img