Sunday, May 5, 2024

9 ditë nga mbyllja e Merkatos, ja situata e të gjitha transferimeve të janarit në kategorinë Superiore

Lexo

Merkatoja e janarit është drejt përfundimit, por gjatë këtij muaji skuadrat e Superiores, janë treguar shumë aktive, duke përforcuar organikat në repartet problematike dhe duke afruar shumë fytyra të reja në kampionat.

Me përjashtim të Tiranës dhe Skënderbeut, (kanë të bllokuar merkaton në hyrje), që nuk kanë bërë asnjë afrim, të gjitha ekipet e tjera e elitës të futbollit shqiptar kanë bërë disa goditje në këtë sesion të transferimit të futbollistëve.

Egnatia, Kukësi dhe Erzeni janë skuadrat që kanë bërë më shumë lëvizje në merkato deri më tani. Më poshtë mund të shikoni të gjitha afrimet dhe largimet e merkatos së janarit për secilën skuadër të “Abissnet Superiore”.

DINAMO CITY

BLERJE: Jorgo Meksi, Mori Bamba, Stivian Janku, Kilian Çuni, Ardit Tahiri.

LARGIME: Amarildo Gjoni, Ali Samake, Indrit Prodani, Silvio Vokrri, Blend Krasniqi (në huazim).

EGNATIA

BLERJE: Jurguens Montenegro, Mario Gjata, Fransua Dylis, Melih Ibrahimoglu, Rezart Rama, Juozas Lubas.

LARGIME: Emiljano Musta, Vusal Isgandarli, Bledar Lila, Gytis Paulauskas, Stivian Janku.

ERZENI

BLERJE: Paul Seun Komolafe, Silvio Zogaj, Auron Ademi, Darrel Agbugui, Arlind Dakaj, Bruno Puja, Florijan Kadriu, Junes Bnou Marzok.

LARGIME: Sokol Kiqina, Rejnaldo Troplini, Kristi Kote, Flavio Meçja, Elian Çelaj, Amer Duka, Edi Isteri, Elvis Gjoni, Klodian Pjetri, Agustin Rojas.

KUKËSI

BLERJE: Kleandro Lleshi, Geri Selita, Aleksandre Talento, Melos Zenunaj, Stefan Abara, Ryan Felipe, Kristian Rroku, Redon Dragoshi, Theodoros Mingos, Nikolai Solodovnikov.

LARGIME: Blerim Sahitaj, Fluturim Domi, Sebastian La Torre (në huazim), Marvin Brozi, Redi Veriu.

LAÇI

BLERJE: Indrit Prodani

LARGIME: Nuk ka

PARTIZANI

BLERJE: Redon Ismaili, Xhuliano Skuka.

LARGIME: Eros Grezda, Viktor da Silva, Sabit Bilali, Mateo Koçijan.

SKËNDERBEU

BLERJE: Nuk ka

LARGIME: Nuk ka

TEUTA

BLERJE: Elmando Gjini, Rodrigo Faust, Arbër Çyrbja, Matias Lloci.

LARGIME: Mario Gjata, Aldi Gjumsi, Ardit Iljazi, Alban Çejku, Reild Kurti.

TIRANA

BLERJE: Nuk ka

LARGIME: Florent Hasani, Ardit Hila

VLLAZNIA

BLERJE: Andrei Jago Almeida.

LARGIME: Darko Dodev, Redon Dragoshi, Konstantin Çeshmedjiev, Xhelil Asani.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img